Peskov: Nuk ka plan paqeje pa njohur territorin e ri të Rusisë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asnjë plan paqeje nuk mund të quhet i tillë nëse nuk konsideron hapësirën e re territoriale të Rusisë.
Pikë së pari nuk ka deri më tani një plan paqeje në Ukrainë dhe sërish “plani ukrainas i paqes” nëse nuk merr parasysh realitetin e ri më territorin e Rusisë me katër rajonet e reja që i janë bashkuar asaj. Çdo plan që nuk merr parasysh këto rrethana nuk mund të quhet plan paqeje
është shprehur Peskov, citon agjencia “Tass”.
Deklarimet vijnë pas mesazheve të presidenti ukranas, Volodymyr Zelenskiy sipas të cilit presidenti amerikan, Joe Biden ka rënë dakord që të thirret një samit global për paqen ku do të diskutohen propozimet e bëra për ndalimin e konfliktit në Ukrainë. Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Kuleba, samiti mendohet të mbahet në fund të muajit shkurt të vitit 2023, që përkon me një vjetorin e nisjes së sulmit ushtarak rus dhe si ndërmjetës është sugjeruar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterrres.
Add new comment