Administrata Biden kundër shpalljes së Rusisë si shtet sponsorizues i terrorizmit
Kremlini ka përshëndetur së fundmi qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka deklaruar se është kundër deklarimit të Rusisë si vend sponsorizues i terrorizmit.
Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se kjo është një gjë pozitive, pasi sipas tij, “vetë formulimi i një çështjeje të tillë është monstruoze”.
Peskov po ashtu ka bërë një lidhje mes deklarimeve të Biden dhe misionit ndërkombëtar në Zaporozhie, impiantin bërthamor që ndodhet në Ukrainë.
Çështja e deklarimit të Rusisë si vend sponsorizues i terrorizmit erdhin në vëmendje pak javë pas sulmit të saj mbi Ukrainën. Vendet baltike janë në krye të qëndrimeve të tilla, por edhe Senati amerikan kaloi një Rezolutë më 27 korrik përmes së cilës bënte thirrje për një gjë të tillë. Një akt i tillë në fakt mbyll çdo mundësi negociimi dhe implikon ndryshim pushteti në Rusi, ndonëse precedenti i Marrëveshjes së Doha mes ShBA dhe talebanëve skualifikon çdo lloj kodi në relacionet ndërkombëtare në kuptimin e parimeve të tyre.
Add new comment