Gati për takimin Trump – Putin, por duhen muaj për përgatitjet
Kremlini deklarohet i gatshëm që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur Donald Trump. Agjencia ruse Tass citon sot zëdhëniësin Dimitry Peskov sipas të cilit “takimi kërkon muaj, jo javë për t’u përgatitur”.
“Le të shpresojmë për më të mirën”, shtoi ai.
Peskov ka shtuar se do të ishte gabim të mendohej që marrëdhëniet ShBA-Rusi do të ishin në të ardhmen pa kontradikta dhe mosmarrëveshje”
“Ne jemi në fakt dy vendet më të mëdha në botë. Dhe ne nuk mund të jetojmë pa ndarje, konflikte interesi”, citohet Peskov nga Interfax, në një apel për realizëm në gjykimin e raporteve ruso-amerikane.
Add new comment