pazar

Merr një 20 mijë lekësh dhe bëj pazar, pastaj masat dhe kufizimet!

Postuar në 03 Prill, 2020 16:43

Kryeministri i  Shqipërisë Edi Rama tha se qiratë nuk duhen  paguar. Kush kërkon qiranë në marrëdhënie biznesi do gjobitet.  Pas reagimeve e korrigjoi. Tha se do paguhen me këste. Ky akt na njofton disa gjëra. Selektivitetin e strategjisë së luftës së pari. 

Kryeministri i Shqipërisë i quan budallallëqe kërkesat për anullim, pezullim të koncesioneve. As nuk pranon ta diskutojë një gjë të tillë. 

Të dyja janë marrëdhënie kontraktuale. Për njërën kemi ndalim, për tjetrën tolerim. Për njërën vlen gjendja e jashtëzakonshme, për tjetrën jo. 

Çështje "pazari" edhe zgjedhja e Presidentit të KE-së

Postuar në 23 Maj, 2019 11:16

Teksa fushata e kandidatëve për zgjedhjet evropiane po përfundojnë, vëmendja e të gjithëve përqëndrohet në zgjedhjet e së dielës, të cilat do të përcaktojnë në një masë të madhe se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Pikat kyçe janë tre:

Thaçi përbetohet: S’do lejoj Pazar me Kosovën

Postuar në 01 Mars, 2019 13:10

Hashim Thaçi ka shpeshtuar daljet e tij nga Tirana kohët e fundit në mbrojtje të idesë së tij për korrigjim territoresh me Serbinë.

Pas darkës me kryeministrin Rama te enjten te “Padam” ai sfrytëzoi samitin e Diasporës për të qartësuar se marrëveshja e mbështetur prej tij nuk parashikon shkëmbim territoresh. Madje ai tha se do ta mbrojë me trupin e tij çdo cënim të integritetit territorial të Kosovës.

LSI lyp pazar me Veliajn

Postuar në 23 Mars, 2018 00:14

LSI në emër të Monika Kryemadhit i ofroi publikisht pazar Erion Veliajt për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa në media qarkullojnë hamëndesimet për një çarje me PD-në, të shoqëruara këto me largime të këshilltarëve të LSI-së, nga selia e partisë së Ilir Metës operohet me një formulë që zoti Veliaj e njeh mirë, dhe që mesa duket tashmë nuk i mbahet më e fshehur as publikut.   Mbështetje në zgjedhje lokale në emër të interesave që do të kënaqin të dyja palët. Dhe nuk është çudi që kjo të konsumohet me një darkë të tipit Pazari i Ri.

Mos prisni asgjë nga "dyqani" personal i Lulzim Bashës!

Postuar në 06 Dhjetor, 2017 10:49

Partia Demokratike që përfaqëson partinë më të madhe të opozitës nuk ka mbajtur asnjë qëndrim lidhur me deklaratat e përfaqësuesve të lartë të BE-së se Edi Rama ka bërë një punë të lavdërueshme kundër korrupsionit dhe drogës. Këtu nuk bëhet fjalë për të kundërshtuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit “qylit” nuk i thuhet jo aq më tepër që çdo afrim me BE-në është në interes dhe favor të vendit, por për të kuptuar mbi cilat premisa zyrtarët e Brukselit janë të lumturuar me Shqipërinë dhe udhëheqjen e saj.  

Në pranga për një "nder" 3 milionë lekë prokurori i Fierit. Pazaret me drejtësinë kanë zbritur në rrugë

Postuar në 27 Nëntor, 2015 10:20

Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë publikisht nën akuzë për deformimin e rëndë të sistemit të drejtësisë dhe kthimin e saj në një pazar me përfitime personale në miliona euro pasuri. Shpresat për një reformim të sistemit dhe pastrim të trupës së korruptuar dhe inkriminuar janë të pakta për aq kohë sa kjo do t'i besohet njerëzve që e kanë ngritur këtë sistem dhe janë më të interesuarit ta mbajnë në këmbë atë.

Subscribe to RSS - pazar