pasiguria

A jemi të sigurtë për jetën kur na ndalon Policia?

Postuar në 23 Shtator, 2022 11:46

Vetëm dy ditë pasi Prokuroria urdhëroi mospublikimin e të dhënave të hakeruara për arsye të sigurisë kombëtare, në media dolën pjesë të dosjes hetimore për Ervis Martinajn, një person i njohur për shumëkënd. Në një emision u ngritën të gjitha hipotezat për zhdukjen e personit, referuar copëzave të dosjes hetimore. Një portal e raportonte dje si ekskluzive dosjen hetimore, ndërkohë që Prokuroria nuk ka asnjë reagim për këto rrjedhje.

Virusi i pasigurisë

Postuar në 10 Mars, 2020 22:45

 

Njoftimi i ministrit turk të Shëndetësisë se një shtetase amerikane që udhëtonte nga Tirana më 3 mars u diagnostikua me koronavirus në Stamboll konfirmon një thashethem të hershëm se në Shqipëri virusi ka hyrë me kohë. 

Është një njoftim të cilin ministri Koça e bën nga interesi i sigurisë së vendit të tij dhe tërthorazi na njofton edhe neve, delet e vërteta të Republikës “Bagëti e Bujqësi”.

Itali/Dihet kush fitoi dhe kush humbi, por nuk dihet e ardhmja

Postuar në 07 Mars, 2018 20:24

Analiza mbi zgjedhjet e 4 marsit në Itali po përqendrohen tek emrat më shumë sesa tek politikat apo programet. Kjo është dëshmi e konfuzionit të madh të krijuar, por edhe pasigurisë që rrjedh nga fakti se devijimi i rrugës së vendit është diçka shumë më e madhe, e rrezikshme dhe e vështirë sesa premtimet elektorale. Duke marrë shkas edhe nga rasti i Greqisë, me një Tsipras që u shndërrua nga politikan rruge antiestablishment në një kanakar të Europës dhe SHBA-së është më konveninte që të lexosh kaosin e ri si atribut apo arsyetim që asociohet me disa persona.

Ku rafsha mos u vrafsha!

Postuar në 28 Korrik, 2017 12:03

Në një intervistë para dy ditëve ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deklaroi ndër të tjera se “ShISh ka shpëtuar shumë jetë njerëzish”. Ai i referohej rasteve të parandalimit të akteve terroriste dhe këtu nuk kemi pse të vëmë në dyshim atë që thotë ish-kreu i Shtetit.

Por sjellja në vëmendje e këtij momenti nga intervista aq sa duhet të na kujtojë se nuk jemi larg goditjeve të terrorizmit, aq edhe vjen e merr një kuptim ironik, grotesk, në një konteskt si ky i yni, ku jeta vlen kaq pak, apo është paq e pasigurtë.

Trump do të dështojë

Postuar në 20 Janar, 2017 08:37

Duket se ka kaluar edhe në persoanle. George Soros ka folur për presidencën Trump, 24 orë nga inaugurimi. Ai ka deklaruar se institucionet amerikane do të kundërshtojnë presidentin e ri amerikan dhe politikat e tij.

Subscribe to RSS - pasiguria