pasaportat

Skanera dixhitalë për pasaportat në Rinas? Vetëm për pasaportat diplomatike

Postuar në 05 Shtator, 2022 11:45

Në datën 5 gusht kryemimistri inauguroi skanerat e rinj dixhitalë në Rinas që sipas tij kontrollojnë automatikisht pasaportat. Fotoja këtu është nga njoftimi. 


Në fakt skanerat janë për biletat dhe nuk është se ulin kohën e kontrollit edhe aq në një aeroport që edhe më parë shërbimin nuk e kishte keq. Por sërish shumë mirë. 

Skemë brenda BE-së, 16 ditë qëndrim për të marrë pasaportë në Maltë

Postuar në 22 Prill, 2021 23:09

Vetëm disa ditë qëndrimi në Maltë u kanë mjaftuar atyre që njihen si investitorë të mëdhenj për të përfituar pasaportë të BE-së. Një investigimi mbi skemën e “pasaportave të arta” që jep Malta për qytetarët e huaj ka zbuluar se shumë prej tyre kanë marrë me qira rezidenca bosh, për të plotësuar një prej kritereve të shtetësisë.

Malta dhe Qipro janë dy vendet që kanë ofruar prej kohësh pasaporta europiane përmes skemës së “pasaportave të arta”, një praktikë kjo e kritikuar shpesh nga BE-ja.

Qipro ndërpret programin e shtetësisë përmes investimeve pas skandalit të publikuar nga Al Jazeera

Postuar në 13 Tetor, 2020 12:39

Qeveria qipriote ka ndërprerë në “mënyrë të papritur” programin e vet të dhënies së nënshtetësisë për shtetas të huaj në këmbim të investimeve. Zëdhënësi i saj, Kyriacos Koushos ka sqaruar se vendimi do të hyjë në fuqi pas 1 nëntorit të këtij viti dhe ai merr në konsideratë propozimin e ministrit të Brendshëm, Nicos Nouris dhe atij të Financave, Cosntantinos Petrides.

Luftë për konvertimin e pakicës sllave në Shqipëri. Heshtje nga Tirana zyrtare, por edhe nga OSBE-ja

Postuar në 11 Maj, 2020 01:53

Pavarësisht Traktatit të Miqësisë, tensionet në raportet bullgaro-maqedone nuk ndalojnë. Disa media në rajon, përfshirë ato nga Maqedonia e Veriut, raportojnë se Bullgaria po i bën presion Shkupit zyrtar të heqë dorë nga pretendimet se ka një pakicë maqedonase në Bullgari, se ka një gjuhë maqedonase nëse dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian. 

Konçesioni i pasaportave, 151 milionë euro në 6 vjet. Kontrata është 30 vjeçare dhe me të drejta ekskluzive!

Postuar në 18 Gusht, 2016 00:13

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative – BIRN – shkruan sot për atë që e quan “biznesi i artë i koncesioneve. Në shkrim kalojnë në sitë koncesionet që janë dhënë nga qeveritë shqiptare, të cilat dalin rezultojnë me fitim shumë të madh. Disa prej tyre janë të njohur, si skanimi, markimi i karburanteve, Petrolifera, kolaudimi etj., thuajse të gjitha monopole në një treg ku shërbimi në shumicën e rasteve është skandaloz. Mjafton të kujtohet kolaudimi, radha e gjatë dhe heshtja e ministrit të Transporteve për të kuptuar se shqiptarët paguajnë edhe që të poshtërohen.

Subscribe to RSS - pasaportat