palmat

Veliaj paditet për pishat e "Fushës"

Postuar në 19 Shtator, 2018 13:56

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paditur në Prokurori nga Partia Demokratike Partia Demokratike për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. 

Sipas PD-së, Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që u përzgjodh  për ndërtimin e Sheshit Skenderbej dhe Teatrin e Ri Kombëtar.

Bashkia e Erjon Veliajt, 2.5 herë më e shtrenjtë se qeveria e Edi Ramës

Postuar në 24 Nëntor, 2017 15:07

Palmat e thara në autostradën Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës tek ai i Kasharit do të zëvendësohen me pisha deri në fund të këtij viti. 1 milionë euro i kushtuan buxhetit pemët tropikale, ndërsa kosto për pemët e reja është 2-fish më e lartë.

Palmat ikën, vijnë Pishat 2.5 mln euro

Postuar në 18 Nëntor, 2017 15:23

600 mijë eurot e shpenzuara për blerjen e palmave dekorative që u vendosën në dy anët e autostradës Tiranë - Durrës në segmentin hyrës të kryeqytetit konsiderohen edhe zyrtarisht të falura, pasi palmat do të hiqen përfundimisht. 
Do të jetë bashkia e  e Tiranës që do të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.

Për fundin e palmave të autostradës raporton edhe TVSh

Postuar në 18 Mars, 2017 16:59

Palmat e thara të autostradës Tiranë – Durrës i kanë rënë në sy edhe Televizionit Publik Shqiptar që i ka kushtuar sot një kronikë të posaçme e me tone dramatike. 400 palma që kanë kushtuar 600 mijë euro do të hiqen përfundimisht pas nekrotizimit gradual që ka çuar dëm jetën e tyre, por edhe paratë e shqiptarëve. Pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë argumentim. Një sillet sot në fakt nga TVSh, që i është drejtuar një inxhinieri pyjesh, Viktor Konomi.

Në Milano palmave u vënë zjarrin

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:23

Rrjeti Starbucks donte që të bënte dekorimin me palma në Duomo të Milanos të hapësirës së vet. Palmat u vunë por qytetarët protestuan. Sot gazeta Corriere della Sera njofton se palmave u është vënë zjarri. Qyteti po merr rol të ri në një botë përherë e më pak miqësore. Ndaj nuk duhet lejuar që "revolucionarët" të grabisin kujtimet e brezave të tërë për trille estetike. 

Autostrada si Ekspozitë personale e Edi Ramës (foto)

Postuar në 31 Janar, 2017 10:58

Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.

Palmat u mbollën. Palmat do të shkulen. Po paratë e këtyre trilleve kush i paguan?

Postuar në 05 Tetor, 2016 20:25

Po flitet se do të shkulen palmat që u mbollën dy vjet më parë në rrugën Tiranë-Durrës. Do hiqen, pasi në vend të tyre do të ndërtohet një korsi e tretë. Kjo korsi e tretë, në fakt, ka qenë e nevojshme që në momentin që dikush vendosi të mbjellë palmat. Dhe nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se investimi i palmave ka qenë i kotë. Sa ka kushtuar ai investim? Sa do kushtojë investimi i ri për korsinë e tretë? Kush i hedh në erë kështu paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Subscribe to RSS - palmat