Palmat u mbollën. Palmat do të shkulen. Po paratë e këtyre trilleve kush i paguan?
Po flitet se do të shkulen palmat që u mbollën dy vjet më parë në rrugën Tiranë-Durrës. Do hiqen, pasi në vend të tyre do të ndërtohet një korsi e tretë. Kjo korsi e tretë, në fakt, ka qenë e nevojshme që në momentin që dikush vendosi të mbjellë palmat. Dhe nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se investimi i palmave ka qenë i kotë. Sa ka kushtuar ai investim? Sa do kushtojë investimi i ri për korsinë e tretë? Kush i hedh në erë kështu paratë e taksapaguesve shqiptarë? Mustafa Nano ka kërkuar që pyetjeve të tilla t’ua gjejë përgjigjen në zyrat e shtetit, por nga ato nuk ka dalë asnjë informacion. Ndaj edhe rruga e vetme mbetet terreni.
Add new comment