Veliaj paditet për pishat e "Fushës"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paditur në Prokurori nga Partia Demokratike Partia Demokratike për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Sipas PD-së, Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që u përzgjodh për ndërtimin e Sheshit Skenderbej dhe Teatrin e Ri Kombëtar.
“Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet”- thuhet në deklaratën e PD-së.
Po ashtu sipas kallëzimit për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa.
“Në prokurori kam paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat. Kundrejt kësaj situate, Erion Veliaj ka mbyllur sytë dhe Bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”. Në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”, gjysmën e të cilave pa garë.”- theksohet në deklaratën e PD.
Add new comment