Autostrada si Ekspozitë personale e Edi Ramës (foto)

Postuar në 31 Janar, 2017 10:58

Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.
Pjesë e këtij projekti gjelbërimi u bë edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit sipas të cilit nga Ministria e Mjedisit iu kërkua vendosja e palmave si pjesë dekorative e segmentit Tiranë-Kashar. Për mbjelljen e palmave dhe gjelbërimin e këtij aksi, u shpenzuan 600 mijë euro në një kohë që institucionet që morën pjesë në këtë project e dinin se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm.
Gjithhcka u krye nën kujdesin e veçantë të kryeministrit dhe kriterit të tij estetik për hyrjen e Tiranës. Tre vjet më vonë palmat janë tharë dhe një pjesë kanë filluar të hiqen. Përveç dështimit inxhinierik që ka të bëjë me mospërshtatjen e palmave në një ekosistem me specifika të veçanta, palmat do të hiqen të gjitha pasi së shpejti pritet të nisë projekti për zgjerimin e autostradës.

Pikëpyetjet që ngrihen janë të shumta, përse u investuan 600 mijë euro për mbjellje Palmash, por hijet e skandalit bëhen edhe më të mëdha po të shohë sh mënyrën si është kryer ky investim. Në të u përfshinë dy institucione zyrtare si Ministria e Mjedisit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Findin Shqiptar të Zhvillimit, partner i qeverisë në investime. Por të dy institucionet shtetërore minojnë të kenë miratuar projektin me Palma të autostradës.  Në një përgjigje zyrtare me shkrim, zyra e shtypit pranë kësaj ministrie thekson se në “projektin e Ministrisë së Mjedisit nuk ka asnjë palmë të parashikuar dhe/ose prokuruar nga ky institucion.” Gjithashtu ministria e mjedisit thekson se kjo ministri nuk mund të urdhërojë Fondin Shqiptar të Zhvillimit, pasi ai nuk është institucion varësie i Ministrisë së Mjedisit.Ndërsa drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar nuk e pranoi ta ketë miratuar këtë projekt duke e shmangur përgjigjen dhe duke pohuar se ky nuk është një projekt i Autoriteti.

Tre vjet mëparë palmat u inspektuan nga vetë kryeministri, çka lë të kuptohet se ai ka qenë mbështetës i kësaj nisme, në mos nismëtar dhe fakti që blerja e palmave apo rikonstruksioni i Rrugës mund të jetë bërë pa procedura tenderimi lidhet ndoshta me përfshirjen e vetë kryeministrit në këtë ndërhyrje estetike. Kjo praktikë është ndjekur edhe në rregullimin e zyrave apo oborrit të kryeministrisë, të cilat janë kthyer në dhoma ekspozitash sipas gustove të kryeministrit. Ndaj dhe në rastin e palmave, kapricot mbill Palma, hiq Palma është trajtimi që Edi Rama i bën shtetit si Ekspozitë personale.  

Comments

Submitted by Redon (not verified) on

Eshte thare qeverija nuk po thahen palmat e rruges. Kjo qeveri ka luajtur keto 4 vjet me parate e popullit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.