open balkans
Një sinjal i parë zyrtar për Open Balkans nga SHBA. Escobar: Pro krijimit të Asosacionit në Kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë duke dhënë garanci se ky entitet që vjen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe madje shkon në drejtim të forcimit të sovranitetit të shtetit. Këto janë komentet e bëra ngai Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në sesionin e radhës në Nënkomitetin për Çështjet me jashtë dhe për Europën në Senatin Amerikan.
Karantinë nga BE për produktet shqiptare, “raprezalje” nga produktet serbe në Shqipëri
Ka rreth 4 vjet që flitet gjerësisht në nivel publik për bujqësinë. Qeverisë së z. Rama i do njohur merita se solli në vëmendje këtë sektor, por pa dhënë zgjidhje strukturore. Edhe pse flet për rritje eksportesh, kryeministri ka pranuar se skema e subvencioneve është një formë lëmoshe. Mirëpo problemi edhe në këtë suazë është serioz dhe ndërvepron edhe me dobësitë e enteve apo autoriteteve qeveritare.
Shqipëria e Edi Ramës e sheh botën përmes Beogradit. Nuk mund të luajë rol në konfliktin Serbi-Kosovë
Nisma ‘Ballkani i Hapur” është shndërruar në një zonë thuajse krize në marrëdhëniet mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Ndërkohë që në mjedise mediatike pranë Tiranës zyrtare ka në vijimësi një politikë sulmi kundër Vetëvendosjes së drejtuar nga Albin Kurti.
Në lidhje me raportin e vështirë të krijuar mes dy shteteve, i ftuar në studion e MCN TV ishte profesori i filozofisë dhe njëherësh përfaqësues i LVV, Hysamedin Feraj.
Takimi i radhës i Open Balkans në një ish-kullë ngujimi pa çati. I ftuar nderi, Borati
Burime diplomatike bëjnë me dije se do të informojnë së shpejti në një takim informal gazetarët më të njohur shqiptarë për takimin e radhë së Open Balkans.
Sipas asaj që mëson redaksia e “Të Kripura”, Alex Soros ka sugjeruar që një mënyrë për të çtensionuar klimën që qarkon këtë nismë është menduar që takimi të mbahet në një kullë të vjetër ngujimi në veriun e Shqipërisë, të cilës do t’i hiqet çatia.
Mesazhi është i qartë dhe ai konsiston në heqjen dorë nga mendësia e mbylljes, hakmarrjes dhe konservatorizmit, kaq karakteristik për Ballkanin.
Open Balkan refuzohet nga tri vende. Në Tiranë sulmohet vetëm Kosova!!!
Servilizmi mediatik për mbështetjen e minishengeni nuk ka të ndalur. Armiku më i ri i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë shtë shpallur Albin Kurti. Që ia ka prishur midenë kryeministrit të Shqipërisë, që e di shumë mirë se në Kosovë nuk para e honepsin. Ta lëmë mënjanë gjykimin mbi nismën, përmbajtjen e saj. Të merremi me sjelljen e z. Rama që hedh gurin e fsheh dorën pas zhurmës që bën media pranë tij.