Karantinë nga BE për produktet shqiptare, “raprezalje” nga produktet serbe në Shqipëri

Postuar në 30 Janar, 2022 22:34

Ka rreth 4 vjet që flitet gjerësisht në nivel publik për bujqësinë. Qeverisë së z. Rama i do njohur merita se solli në vëmendje këtë sektor, por pa dhënë zgjidhje strukturore. Edhe pse flet për rritje eksportesh, kryeministri ka pranuar se skema e subvencioneve është një formë lëmoshe. Mirëpo problemi edhe në këtë suazë është serioz dhe ndërvepron edhe me dobësitë e enteve apo autoriteteve qeveritare. Ervin Resuli i Shoqatës për mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli, tha në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, se shpërndarja e granateve nga skemat subvencionuese ka qenë selektive dhe ka favorizuar fabrikat e mëdha të qumështit dhe jo fermat e vogla.

Janë dy lloj skemash subvencionuese, njëra skemë qeveritare dhe tjetra nga IPAD, në fakt kjo është deri diku e pamundur, ose deri më tani fermat blegtorale që kanë fituar, kanë qenë të numëruara me gishtat e dorës, sepse ato me 80 përqind nuk kanë arritur të fitojnë, sepse skena kombëtare bën që duke pasur një buxhet fare të vogël, fermerët nuk janë mjaftueshëm të mbështetur nga kjo skemë.
Ato, janë thërrime, përballë nevojave të fermerëve. Nga 12 mijë fermerë, kanë fituar vetëm 7 mijë, ndërkohë që jemi në nivelin e rreth 60 mijë fermerëve aktivë dhe konkurojnë vetëm 12 mijë të tillë

është shprehur ai. 

Një tjetër problem është hapja e tregut që e vendos prodhuesin shqiptar në pozita humbëse me përkufizim, jo vetëm për shkak të mbështetjes, por edhe sepse shteti shqiptar nuk ka kapacitete të certifikojë prodhimin në mënyrë që të kalohet faza ‘A’ për eksportet. 

P.sh., historia e qumështit serb në Shqipëri, ka filluar që në vitin 2019, ne s’kemi standardin e fermave që ka Serbia. Blegtoria shqiptare, duhet të mbështetet nga shteti, duhet mbështetja sepse nuk mund të hapësh tregun e t’i thuash ‘vazhdo’ blegtorit. 
Mbështetja ka qenë jo e vërtetë, që e ka formalizuar, standardizuar dhe ose rritur blegtorin shqiptar që të konkurojë, kemi Kosovën, e cila nga buxheti i shtetit alokoi 50 milionë euro kurse Shqipëria me vetëm 30 milionë euro, e lëre më të konkurrosh Serbinë me produktet tona…Produktet shqiptare me origjinë shtazore janë në një lloj karantine nga BE-ja për shkak se autoritetet shqiptare nuk mundësojnë certifikim dhe kontroll

ka thënë Resuli. 

Ky është prologu i paralajmëruar i një marrëdhënieje që tashmë po gjen zbatim praktik në kurriz të prodhuesve shqiptarë të cilët rrezikojnë të humbasin edhe tregun e brendshëm, ndërkohë që edhe konsumatori shqiptar kërcënohet nga rritja e çmimeve për prodhimet e sezonit. 

 

Comments

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

g
Pse hajdutet “e majte “ dhe ata te “djathte” i bashkon 7501?!
Pse Doktor Mortja shpalli veten perfaqesues i ish pronareve?!
Pse nuk u jepet Çertifikata e Pronesise mijera familjeve ?
Si mund te zhvillohet bujqesia ?!
A ka ndonje ndryshim ne politikat kolonialiste, mes parti bandave politike te Tiranes dhe atyre te Beogradit?!
A duhet te paraqiten para Gjyqit te Hages partite politike te Tiranes?!
Kush eshte ndryshimi mes PS PD LSI e Cosa Nostra?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.