Takimi i radhës i Open Balkans në një ish-kullë ngujimi pa çati. I ftuar nderi, Borati
Burime diplomatike bëjnë me dije se do të informojnë së shpejti në një takim informal gazetarët më të njohur shqiptarë për takimin e radhë së Open Balkans.
Sipas asaj që mëson redaksia e “Të Kripura”, Alex Soros ka sugjeruar që një mënyrë për të çtensionuar klimën që qarkon këtë nismë është menduar që takimi të mbahet në një kullë të vjetër ngujimi në veriun e Shqipërisë, të cilës do t’i hiqet çatia.
Mesazhi është i qartë dhe ai konsiston në heqjen dorë nga mendësia e mbylljes, hakmarrjes dhe konservatorizmit, kaq karakteristik për Ballkanin.
Gazetarët shumë të njohur shqiptarë do të informohen nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë dhe merret vesh, po fare qartë, se simboli i heqjes së çatisë nënkupton se nisma ka mbështetje nga “Lart” ndërkohë që hapjen e takimit është menduar ta bëjë Borati. Gazetari i shquar kozmopolit që njohu Amerikën, duke iu prezantuar asaj me të gjithë karakteristikën e vet etno-kulturore, çka jep një tjetër mesazh paqëtues për nevojën e mirëkuptimit dhe shikimit optimist të së ardhmes.
Për nismën është menduar edhe një flamur i posaçëm, ndërkohë që po debatohet për datën dhe mënyrën e prezantimit, pasi tashmë treshja e Open Balkan ka nisur të shqetësojnë Turqinë që po nis të dyshojë se në të vërtetë loja e Edi Ramës dhe Aleksander Vuçiç është në fakt rigjallërimi i aleancës serbo-shqiptare që për herë të fundit u afirmua në Betejën e Fushë-Kosovës.
Shahu sapo ka nisur. Dhe Borati është vetëm në dukje Rosinanti i këtij pakti fisnik në donkishotizmin e tij.
PS: Bëhet me dije se z. Rama ka nisur të qepë vetë një kostum popullor të modifikuar me rastin e këtij takimi, por siç zbulohet ai ka shmangur qeleshen. Historia po shkruhet siç duhet më në fund edhe në anët tona. Na lejoni ta konsiderojmë privilegje njohjen prej nesh të këtij informacioni të vyer.
Comments
Nuk ka Borat qe krahasohet me
Nuk ka Borat qe krahasohet me keta tanet!
30 vjet tragjikomedi ne nivelin me te larte.
Borati nuk ka lidhje e as afrohet, jo me Ramen, Berishen por as me Taulant Ballen, Erjon Bracen apo Karminen!
Me fal, po...
E perse na qeka vetem 30 vjet tragjikomedi? Ato 50 vjetet perpara cfare ishin?
Add new comment