ofertat

Anullohet tenderi i uniformave të policisë

Postuar në 09 Tetor, 2017 08:56

Ministri i Brendshëm  Fatmir Xhafaj ka anulluar tenderin e uniformave të policsë që kapte shifrën e 9.5 milionë eurove. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon urdhërin e Xhafës, në të cilin argumentohet se ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e kërkuara në dokumentacionin e tenderit. Kjo është një goditje për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, që e prezantoi personalisht projektin për uniforma të reja.

Si mashtruan kompanitë celulare me ofertat

Postuar në 25 Shtator, 2017 18:38

Dyshime për oligopol mes tre kompanive të mëdha celulare. Ky është përfundimi i hetimit paraprak të Autoritetit të Konkurrencës. Raporti i Hetimit Paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, të cilin "TemA Tv" e disponon, thekson se “nuk u gjetën prova direkte apo indirekte që të provojë një marrëveshje apo sjellje të bashkërenduar në kundërshtim me ligjin”, por dyshohet për sjellje oligopoli. Prandaj, thekson raporti, “Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të monitorojë tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 (një) vjeçare, e cila fillon nga data 1 Tetor 2017”.

Dështon dhënia me konçesion e Rrugës së Kombit, ofertat e kompanive dy herë më të larta

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 14:52

Qeveria dështoi në dhënien me konncesion të Rrugës së Kombit. Komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë binin ndesh me interesin publik, duke qënë dy herë më të larta se pritshmeria e palës shqiptare. Në tender u paraqitën dy kompani, ajo kineze “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në garë ishin dhe grekët e Aktor por u tërhoqën në momentin e fundit.

Subscribe to RSS - ofertat