Dështon dhënia me konçesion e Rrugës së Kombit, ofertat e kompanive dy herë më të larta

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 14:52

Qeveria dështoi në dhënien me konncesion të Rrugës së Kombit. Komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë binin ndesh me interesin publik, duke qënë dy herë më të larta se pritshmeria e palës shqiptare. Në tender u paraqitën dy kompani, ajo kineze “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në garë ishin dhe grekët e Aktor por u tërhoqën në momentin e fundit. Pala shqiptare pretendonte ta jepte segmentin Milot-Morinë me tarifë kalimi 5 euro, duke përjashtuar banorët e zonës. Njoftimi i kontrates u publiku në Gazetën Financial Time, në datë 17.02.2015 si dhe në faqen në internet të saj për një jave rresht. Ministria e Transportit njofton se është duke vlerësuar nëse do të rishpallë të njejtin projekt apo do të gjejë modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale. Ndërkohë ARRSH, është autorizuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mirëmbajtjen e veprës. Sipas përllogatitjeve mirëmbajtja e Rrugës së Kombit shkon në 150 milionë euro në vit.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Kane marre vesh qe po luftohet koorupsioni me shume force nga te huajt, prandaj, i ka zene frika dhe nuk shpallen asnje fitues.

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Kane marre vesh qe po luftohet koorupsioni me shume force nga te huajt, prandaj, i ka zene frika dhe nuk shpallen asnje fitues.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.