numrat
Opozita shet suksesin e protestës për një status të kryeministrit në Facebook
Opozita shqiptare fitoi dje me protestën e zhvilluar në Tiranë, betejën afatshkurtër me pasigurinë e pjesëmarrjes së njerëzve.
Ciladoqoftë shifra që jepet, apo planet me dron që duan të minimizojnë numrin e njerëzve që dolën në bulevard, thelbi mbetet i paprekur: mijëra njerëz dolën për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës. Në kushtet e një bojkotimi masiv që iu bë Partisë Demokratike edhe nga anëtarët e vet në zgjedhjet e 25 qershorit, pjesëmarrja e djeshme është një moment frymëmarrjeje.
Nga supermazhoranca e vjetër tek opozita e re, sipas numrave
Rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit krijuan një situatë tjetër politike në raport me situatën e katërvjeçarit të kaluar, duke vendosur balanca të ndryshme nga ato që ishin deri më sot! Votuesit zgjodhën Partinë Socialiste, zmadhuan LSI-në dhe dërrmuan opozitën. Në përgjithësi forcuan edhe më tepër partitë e deritanishme në pushtet, në dëm të opozitës.
Protesta e 8 dhjetorit dhe shpresa “Meta”
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha premtoi se protesta e opozitës në 8 dhjetor do të ketë si rezultat rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, me objektivin e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.
Një objektiv i tillë ka kuptim kur ka indicie se shumica e zgjedhësve janë të prirur të votojnë opozitën në zgjedhjet e parakohshme. Por a ka të tilla indicie Basha që bëri deklaratën e mësipërme?