neutraliteti

SHBA, drejt anullimit të rregulllores për neutralitetin e internetit

Postuar në 18 Korrik, 2017 09:23

Komisioni Federal për Komunikimet në SHBA është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rregulloreve që garantojnë neutralitetin e internetit, parim i cili detyron ISP-të që të lejojnë akses të plotë dhe të pakushtëzuar të përdoruesve ndaj çdo përmbajtjeje dhe pavarësisht burimit. Rregullorja u miratua në vitin 2015, por atë e kundërshtojnë firmat e komunikacionit, ndërkohë që e mbështesin kompanitë teknologjike si Google dhe Facebook.

Neutraliteti i Serbisë

Postuar në 17 Qershor, 2017 11:36

Serbia është një vend që i përmbahet neutralitetit ushtarak që vepron në këtë rast si një vijim i doktrinës jugosllave të politikës së jashtme të njohur si Vendet e Paangazhuara. Ky neutralitet nënkupton se Serbia, një vend me pozicion gjepolitik kyç në Ballkan dhe me histori të ndërthurur shumë me historinë europiane të shekullit të 20-të, i qëndron larg angazhimeve në blloqet ushtarake si NATO, pa mohuar gjithësesi bashkëpunimin me to. 

Tirana zyrtare ngatërron Maqedoninë me LSI-në

Postuar në 09 Janar, 2017 20:24

Nikolla Gruevski është mandatuar tanimë nga presidenti maqedonas si njeriu që duhet të krijojë qeverinë e re. Nga ky moment, ish-kryeministri maqedonas, njeriu që dominon skenën politike në vend deri më tani, do të nisë një luftë nervash që zhvillohet pas kuintave dhe që synon të dakordësojë një marrëveshje që zgjidh krizën. Zoran Zaev mbetet në pritje të përpjekjeve të Gruevskit që ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” se “unë do të përpiqem të krijojë qeverinë e re, por jo me çdo çmim”.

Mali i Zi në NATO, në Rusi flasin për asgjësim të çdo neutraliteti. Paralajmërohen turbullira politike në rajon

Postuar në 23 Maj, 2016 17:04

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATo nuk është pritur mirë në Rusi. Moska zyrtare ka kundërshtuar përherë politikën e zgjerimit, që Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ndjekur, gjithnjë me arsyetimin se zgjerimi në kushtet e një asimetrie konvencionale në kërcënime, nuk justifikohet. Shkrirja e Traktatit të Varshavës do të duhet të prodhonte këtë balancë dhe frenim, por ai prodhoi të kundërtën: Perëndimi plotësoi boshllëkun.

Pages

Subscribe to RSS - neutraliteti