Mali i Zi në NATO, në Rusi flasin për asgjësim të çdo neutraliteti. Paralajmërohen turbullira politike në rajon

Postuar në 23 Maj, 2016 17:04

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATo nuk është pritur mirë në Rusi. Moska zyrtare ka kundërshtuar përherë politikën e zgjerimit, që Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ndjekur, gjithnjë me arsyetimin se zgjerimi në kushtet e një asimetrie konvencionale në kërcënime, nuk justifikohet. Shkrirja e Traktatit të Varshavës do të duhet të prodhonte këtë balancë dhe frenim, por ai prodhoi të kundërtën: Perëndimi plotësoi boshllëkun. Bashkë me vendosjen e sistemeve mbrojtëse në Rumani, Poloni si dhe ngritjen e forcave të reagimit të shpejtë, ideja e një konflikti mes Rusisë dhe Perëndimit është reale.

Mali i Zi vjen si akt i fundit “dorëzimi” i neutralitetit në kuadër të një rajoni që po ngjyroset përherë e më shumë me flamurin e NATO-s. Çfarë mund të bëjë Rusia dhe sa e kërcënon reagimi i saj stabilitetin e Ballkanit?

Është herët për të folur, por zëra nga Moska kanë nisur të paralajmërojnë. Në një shkrim, publikuar në “Russia-Direct”, një faqe analizash e financuar nga “Rossiyskaya Gazeta”, gazeta zyrtare e qeverisë ruse, paralajmërohen aksione me natyrë politike, që mund të sjellin trazime.

Autori i shkrimit, Matvey Lomonosov, shkruan se hapat që po hidhen në drejtim të Europës Lindore nga Perëndimi, po konstitutojnë një RealPolitik, çka e lehtëson aktivitetin dhe kundërbalancimin rus. Sipas tij, NATO ka shkelur, me anëtarësimin e Malit të Zi, parimet e demokracisë që pretendon se i promovon, pasi aleanca ka shpërfillur ndarjen e madhe që ekziston në këtë vend lidhur me rreshtimin ushtarak. “Pranimi i Malit të Zi në NATO tregon se nuk ka konesnsus mbi anëtarësinë në Aleancë. Çështja ka krijuar tashmë një krizë të brendshme politike. Shumë sondazhe tregojnë se jo më pak se 40% e Parlamentit e kundërshton vendimin për t’iu bashkuar NATO-s. Një lëvizje e tillë rrezikon procesin demokratik dhe pengon konsolidimin politik”, shkruan autori. Si përgjigje eventuale për këto që po ndodhin është përfshirja e Rusisë në politikat e brendshme të vendeve të cilat nuk kanë unanimitet në pjesëmarrjen në NATO, duke ndikuar te partitë apo grupet që janë kundër anëtarësimit, duke dhënë mbështetje për ta.

Së dyti, sanksionet ruse ndaj Malit të Zi mund të bëhen realitet. Procesi i paqes në Ukrainë mund të bëhet më i vështirë. Të gjitha pra hapësira ku Rusia do të përpiqet, apo mund të përpiqet ta bëjë shumë të kushtueshme këtë lëvizje, e cila homogjenizon hartën nga Atlantiku deri në Detin e Zi. “Qeveria ruse nuk e ka kundërshtuar pranimin në NATO të atyre vendeve ku opinioni publik dhe vizioni politik ka qenë unanim, konkretisht Shqipëria dhe Kroacia. Gjithësesi ajo është përpjekur të shpëtojë një “zonë neutraliteti”, shtete me ndasi të brendshme, si Mali i Zi, Bosnje-Heregovina dhe Ukraina, duke vënë theksin te nevoja për të respektuar procesin demokratik lokal dhe ndarjet politike”, shton autori(http://www.russia-direct.org/opinion/if-montenegro-joins-nato-get-ready-...).

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por fakt është se akti me vendin tonë fqinj nuk duket se do të kalojë lehtë. 

Comments

Submitted by Prof. (not verified) on

Rusia eshte si nje kale muzhiku, qe me zor nenshtrohet, por, kur i hyn ndonje mize kali ne bythe, fillon turravrapin, ne menyre te egrer dhe komplet jashte kontrollit.
Keshtu i ka ndodhur edhe me futjen e Malit te Zi, ne aleancen e NATO-s.
Kjo gje, i ka djegur keq, ne vend te keq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.