neandertal
Nesher Ramla është një Neandertal. Degradon debati shkencor
Një histori bizarre ka zënë vend në rrethet akademike izraelite për shkak të vënies në dyshim të një zbulimi të publikuar në qershor në revistën e njohur “Science”. Në këtë publikim, shkencëtarët izraelitë nën drejtimin e prof. Izrael Hershkovitz njoftonin zbulimin e një lloji të ri hominini të quajtur Nesher Ramla. Madje artikulli ishte në kopertinën e revistës, çka thekson rëndësinë e lajmit në mjediset shkencore.
Rindërtohet “Njeriu i Altamurës”, Neandertali që jetoi 130 mijë vjet më parë në Pulia të Italisë
Në vitin 1993 në një shpellë në Lamalunga në zonën e Barit të Italisë, u gjetën mbetje skeletore të një Neandertali që kishte jetuar aty të paktën 130 mijë vjet më parë. Tani, dy paleoartistë, Adrie dhe Alfons Kennis, të cilët kanë realizuar edhe riprodhimin e mumjes së Oetzi të akullnajës Similaun, kanë realizuar një model në madhësi natyrale të individit që u gjet, e që së shpejti do të ekspozohet në muzeun e zonës. Mbetjet u gjetën në një kompleks karstik, mes të cilave kafka e inkastruar mes stalaktiteve çka e ka bërë të vështirë marrjen e mostrës pa e dëmtuar.