nazarko

“Deti” në Hagë, Nazarko: Mendoj se Rama është konsultuar me Erdoganin

Postuar në 22 Tetor, 2020 13:55

Analisti Mentor Nazarko e cilëson lajm të mirë dakordësinë e palës greke dhe asaj shqiptare për të çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e detit. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, Nazarko tha se një vendim i tillë tregon se pala shqiptare nuk i ka kapacitete për të negociuar në nivele të tilla. Nazarko shtoi se vendimi për t’ia lënë gjykatës më të lartë këtë çështje nuk mund të mos jetë konsultuar nga Rama me presidentin turk.

Reformë që nisi me shkelje. Ku ndodhet dispozita për prokurorin e përkohshëm?

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 11:14

Debati për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm dhe bazën kushtetuese të aktit të fundit të Parlamentit shqiptar do të mbetet argument dhe do të shoqërojë legjitimitetin e veprimeve të Arta Markut. 

Hall i madh me LSI-në...

Postuar në 13 Janar, 2016 16:19

Halli i socialistëve mbetet Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Përpjekjet disa vjeçare për të ricikluar skenën dypolare politike kanë dështuar dhe së fundmi, me lajme për prishje drekash e darkash mes drejtuesve të dy partive të koalicionit, krijohet ideja se krisja do të çojë herët apo vonë në divorc dhe në zgjedhje. Nga kjo qeveri ka mbetur vetëm një përpjekje serioze për nga pasojat dhe jo nga qëllimi: reforma në drejtësi.

Subscribe to RSS - nazarko