Reformë që nisi me shkelje. Ku ndodhet dispozita për prokurorin e përkohshëm?

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 11:14

Debati për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm dhe bazën kushtetuese të aktit të fundit të Parlamentit shqiptar do të mbetet argument dhe do të shoqërojë legjitimitetin e veprimeve të Arta Markut. 
Ka një propagandim masiv të interpretimit se zgjedhja e prokurorit të përkohshëm gjen mbështetje në ligj. Ka ndonjë madje që thotë se kjo procedurë është parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, por aty është e pamundur të gjesh një gjë të tillë. Kjo hallakatje mes referimit të Kushtetutës dhe ligjit provon tërthorazi se procedura ka handikap. Nuk përjashtohet që ata që nuk gjejnë dispozitat kushtetuese për këtë pikë, të kenë ndonjë verbim intelektual, por kjo mungesë është vënë re edhe nga një opinionist pranë shumicës socialiste, Mentor Nazarko. 
Në një shkrim në faqen “konica.al”, Nazarko nënvizon këtë problem që nuk është i parëndësishëm. 

Po, është e vërtetë, se në pikëpamjen kushtetuese veprimi më i drejtë duhet të ishte krijimi i KLP-së dhe pastaj zgjedhja e kryeprokurorit me mandat të plotë. Po ashtu, do të duhej që çështja e prokurorit të përkohshëm, nëse nuk do të ishte krijuar KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) duhet të ishte parashikuar në një dispozitë tranzitore në Kushtetutë. Ama, prapëseprapë, forma e zgjedhur e kundërvënies opozitare ndaj zgjedhjes së prokurores së përkohshme nuk ishte më elegantja: vendos opozitën të pagëzuar pardje me shfaqjen e së hënës në kundërvënie jo thjesht ndaj Ramës, por edhe ndaj faktorit perëndimor

shkruan ai.

Një pohim që është mirë të pranohet edhe nga një shumicë që shkeljen e ka zakon. 

http://www.panorama.com.al/analiza-pd-lsi-zgjodhen-te-perballen-me-perendimin-tani-kryeprokuroren-e-re-e-kontrollon/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.