Nafta
Naftë për refugjatë, pazari libian që ka përmbytur Europën
Naftë për emigrantët. “Libia connection” është skenari më i fundit fitimprurës i mafies siçiliane që ka gjetur në Libi një parajsë të re.
Drejtori i AKBN: Negociatat për detin nuk pengojnë kërkimet në Jon
Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore, Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik.
Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon
Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.
Italia autorizon kërkimin e naftës në detin Jon
Edhe Italia i ka hapur dritën jeshile kërkimeve për naftë në etin Jon.
Video/Protesta kundër çmimit të naftës në Francë vijon në javën e tretë
Nafta kap dyshemenë. Trump: Është mrekulli!
Në vetëm disa javë, çmimet e naftës pësuan një rënie drastike, duke befasuaf tregjet në mbarë botën. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë pothuajse me 30 për qind, lëvizje që i atribuohet një numri faktorësh, së bashku me fuçinë $ 100 dollarë.
Arabia Saudite ka një rol të madh në rënien e çmimeve të naftës, por edhe Irani ka gjithashtu ndikim të madh.
Më herët këtë vit, qeveria amerikane premtoi të "asgjësojë" eksportet e naftës të Iranit, duke miratuar një qëndrim të ashpër, i cili, së bashku me sanksionet e imponuara në vend, ndikoi në tregje.
Përse po kap majat çmimi i naftës?
Në nivelet më të larta të katërvjeçarit arriti çmimi i naftës, duke tejkaluar 75 dollarë për fuçi, ndërsa konsumi botëror pritet të tejkalojë 100 milionë fuçi në ditë në muajt e ardhshëm. Por çfarë saktësisht shkakton këtë rritje në çmimet e naftës? Është një kombinim faktorësh sipas analistëve të Cnn Money që ka çuar në stratosferë çmimin e arit të zi, ku një ndikim të madh ka marrëdhëniet e SHBA-ve me vendet e Lindjes së Mesme por edhe qëndrimi i Rusisë. Cnn ka ilustruar dhe me një video dinamikën e çmimet të naftës.
Greqia hap tenderin për naftë në Jon
Kriteret ekonomike dhe elementet mjedisorë do të merren parasysh për vlerësimin e ofertave që lidhen me eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe në Kretë. Sipas njoftimit të publikuara dje në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian ofertatto do të hapen pas interesit të shprehur nga: The Oil & Gas Energean për zonën e detit në detin Jon dhe konsorciumit Total - ExxonMobil - Greek Petroleum për zonën e Kretës.
Reporter.al/Ndotja nga hidrokarburet në Patoz Marinëz(video)
Materiali i mëposhtëm trajton efektet e naftës në zonën e Patosit, ku fushat inaktive po kthehen në pika kritike ndotjeje me pasoja për shëndetin e njerëzve.
Rusia, “financuese” e pavarësisë së kurdëve të Irakut
Në më pak se 1 vit, Rusia është kthyer në financuesin më të madh të rafinerisë së naftës për kurdët e Irakut, me investime deri në 4 miliardë dollarë. Kompania shtetërore ruse e gazit, "Rosneft", lajmëroi javën e kaluar një ujdi të fundit, për të ndihmuar në zhvillimin e industrisë s gazit natyral të kurdëve.
Gazeta izraelite "Haaretz" shkruan se Interesi për naftën dhe gazin e kurdëve ka sjellë ndryshimin e qëndrimit nga Kremlini, i cili zyrtarisht, vijon të deklarojë se mbështet integritin territorial të Irakut.