Nafta kap dyshemenë. Trump: Është mrekulli!
Në vetëm disa javë, çmimet e naftës pësuan një rënie drastike, duke befasuaf tregjet në mbarë botën. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë pothuajse me 30 për qind, lëvizje që i atribuohet një numri faktorësh, së bashku me fuçinë $ 100 dollarë.
Arabia Saudite ka një rol të madh në rënien e çmimeve të naftës, por edhe Irani ka gjithashtu ndikim të madh.
Më herët këtë vit, qeveria amerikane premtoi të "asgjësojë" eksportet e naftës të Iranit, duke miratuar një qëndrim të ashpër, i cili, së bashku me sanksionet e imponuara në vend, ndikoi në tregje.
Kushtet e reja të krijuara, pas gjashtë muajsh rritje të vazhdueshme të prodhimit, së bashku me vendimin e SH.B.A.-së për të përjashtuar përkohësisht tetë vende nga embargo kundër Iranit, krijoi shqetësim për OPEC, i cili tani është nën presion dhe po shqyrton reduktimin e prodhimit.
Presidenti amerikan nuk e fshehu kënaqësinë e tij me këtë zhvillim, të cilin ai e komentoi përmes llogarisë së tij në Twitter.
"Çmimet e naftës janë në dysheme. E mrekullueshme! është si një reduktim i madh i taksave për Amerikën dhe mbarë Botën. Shijojeni ! Tani 54 $, ishte $ 82. Faleminderit Arabisë Saudite! - shkruajti Trump, duke kërkuar shkurtime të mëtejshme të çmimeve, të cilat ai e krahasoi me "një shkurtim të madh taksash" që mund të nxiste ekonomitë e SHBA dhe botës.
Add new comment