morina
Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpiak” për Ismail Morinën. Si do të mbrohet këtëj e tutje heroi i shtetit shqiptar? Sërish me dy pistoleta?
Ismail Morina, personi që pretendon se komandonte dronin që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka lënë sot qelitë e burgut. Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballist Morina, të kalojë në arrest shtëpie, nga arrest me burg siç ishte prej dy muajsh.
Andrea Stefani "prezanton" Dimitrije Tucović nr.2
Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” një shënim me titull: “Heroi im nuk është Morina, por studenti serb Vojkan Udovičić”. Shkrimi i Stefanit i kundërvihet prirjes së përgjithshme, e me investim nga një set i tërë mediatik si Top-Channel, për glorifikimin e Ismail Morinës. Së fundmi për këtë kërkohet edhe nga politika që të lirohet. Mirëpo, është njëra gjë të kritikosh qëndrimet dhe problemet tona me nacionalizmin dhe urrejtjen, e tjetër të kalosh në të kundërtën duke shpallur për modele shembuj periferikë dhe të inskenuar nga politika.
Braho tregon se çfarë bisedoi me Morinën: Ballisti duhet respektuar
Spartak Braho, i cili vizitoi dje në dhomat e paraburgimit Ismail Morinën, tha se rasti i tij duhet parë përmes rrethanave lehtësuese për disa arsye. Në një intervistë për “Panorama”, Braho, që është dhe Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, shprehet se tifozi kuqezi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit nuk përbën rrezik publik, edhe pse është ndaluar për armëmbajtje pa leje.
Ismail Morina, hajvani i rëndomtë
Më ka rastisur, pa dashjen as kënaqësinë time, por me përgjegjësinë time intelektuale, të shkruaj aq herë për heronjtë tanë kombëtarë kriminelë, banditë a hajvanë të rëndomtë (pothuajse të gjithë janë të tillë). Përshkrimet, interpretimet, analizat, porositë edhe mund të jenë të njëjtat, por rastet e reja prore kërkojnë dhe meritojnë qoftë edhe vetëm një përsëritje.