monitor
Diagnozat "popullore" për probleme shumë komplekse
Revista ekonomike “Monitor” publikon sot një shkrim të titulluar: Shqipëria “bie në depresion”. Shkrimi nis me një titull të guximshëm që duhet faktuar mirë përpara sesa të vendoset. Në një vend ku nuk ka statistika të besueshme dhe ku mobiliteti demografik është shumë i lartë, është e vështirë të përcaktosh dhe kampionosh incidencën e sëmundjeve të lidhura me shkaqe të brendshme.
Një ekonomi që ka ngecur në vend..., në udhëkryq dhe ende pa busull
Ka nisur beteja kundër informalitetit dhe qeveria vetë ka krijuar pritmëri thuajse absolute për këtë operacion. Çdo gjë mbetet për t’u parë, pasi jemi ende në fazën e spektaklit të kuponave në shitësit ambulantë. Ministri i Financave theksoi sot edhe shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, si për të vënë në një bazë morale të drejtën e qeverisë që kërkon tani detyrimet që i takojnë. Mirëpo kjo është njëra anë, pasi në krahun tjetër, është vetë kryeministri që e lidh rënien e të ardhurave dhe krizën e tanishme, me një moment kalimtar që vjen nga ndryshimi i modelit ekonomik?
Tallavaja e gënjeshtrave që vijnë nga Ministria e Financave
Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, publikon në profilin e vet në “Facebook” e-mailin e Ministrisë së Financave lidhur me projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi u përpoq ta përgënjeshtronte lajmin e djeshëm se qeveria synon të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale edhe te rrogat e ulëta. Madje duke u përfshirë në dialogje në Facebook, si e si që të denigronte gazetarët që shkruajtën lajmin.