mocion
May drejt shkarkimit
Kryeministrja britanike Tereza Mei mund të përballet me mocion mosbesimi në parlament, pasi anëtarë të Partisë Konservatore pritet të dorëzojnë 48 firmat e nevojshme për të vënë në lëvizje procedurën parlamentare.
Duke cituar burime nga kampi i Brexit, Daily Telegraph thotë se votimi për mocionin mund të ndodhë të martën që vjen.
Sipas kësaj gazete, partia irlandezoveriore e DUP deklaroi se marrëveshja me Partinë Konservatore do të anullohet nëse kryeministrja e Britanisë Tereza Mei nuk zëvendësohet me një udhëheqës të ri.
Zaev i mbijeton mocionit të mosbesimit
Parlamenti i Maqedonisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të kërkuar nga opozita për qeverinë e Zoran Zaev. Në votimin e kryer pas mesnate, pro kërkesës të paraqitur nga ana e VMRO-DPMNE votuan 40 deputetë (që u përkasin partive të opozitës), ndërsa 62 deputetë nga partitë e koalicionit qeverisës votuan kundër. Votat që garantuan mbijetesën e qeverisë ishin ajo e deputetit Blagoja Despotoski nga VMRO-DPMNE dhe Vesel Mehmedit nga Aleanca për Shqiptarët, partia e të cilit u largua pak kohë më parë nga koalicioni qeverisës.
LSI mbetet në koalicion, Manjani: S'kemi arsye pse të shkelim marrëveshjen
LSI do të qëndrojë në qeveri, pavarësisht zhvillimeve që vunë në pikëpyetje koalicionin e majtë. Të paktën këtë konfirmoi Ylli Manjani për Opinion, kur u pyet nëse LSI do të ndërmarrë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama. "Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë.
Në horizont, skenari i mocionit ndaj kryeministrit
Partia Demokratike ngjan se e ka vendosur kursin e vet në kontekstin e debatit të madh politik që ka shpërthyer së fundmi. Ajo do ta parqendrojë goditjen ndaj aleatit të PS-së në qeveri, Ilir Metës. Në një shkrim të botuar në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike” insinuohet se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, janë aktualisht të përfshirë në një gjendje të një shantazhi reciprok. Duke referuar një version, sipas së cilit avokati i qeverisë në Arbitrazh, thotë se “Rama i di transfertat e Metës”, gazeta nënvizon se Kastriot Ismailaj është lidhje vetëm e Ilir Metës.