Ministria e Kulturës

Teatri Kombëtar, Pandi, Çuli dhe Mirela

Postuar në 28 Janar, 2016 13:38

Pas ndodhisë së shëmtuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku drejtori i institucionit u bë protagonist i një sherri me një gazetar kulture ose një spektator të “padisiplinuar”, qarkullojnë disa versione të ngjarjes. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të nënvizohet se konflikti mes Çulit dhe gazetarit Eni Shehu nis qysh prej shfaqjes “Vdekja e Maratit” me regji të Arben Kumbaros. Në atë kohë, Eni Shehu pati denoncuar audicionet formale, të cilat Çuli i prezantoi si risi të reformës së tij.

Kumbaro: U kam dhënë fund qokave në Ministrinë e Kulturës, artisti Edi Rama nuk i financon ekspozitat me lekët e shtetit

Postuar në 26 Janar, 2016 10:43

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i njeh vets meritën se u ka dhënë fund qokave në Ministrinë e Kulturës. "Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, siç kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë. Ndaj unë i reduktova nga dhjetë çmime në dy të tillë, me juri krejt të pavaruar nga Ministria e Kulturës.

HEC në Nivicë, Ministria e Kulturës e miraton. Kryetari i Bashkisë kundër

Postuar në 09 Janar, 2016 12:24

Me një vendim të datës 23 nëntor të vitit 2015, Ministria e Kulturës ka autorizuar/miratuar projektin e ndërtimit të HEC DRIZA 1 në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Nivicës dhe Gusmarit, në Bashkinë e Tepelenës. Sipas vendimit me numër 241, të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, që ka hyrë në fuqi menjëherë, shoqëria duhet të kontribuojë për sistemimin e ambienteve të banesës së Myfit Kaçubajt, Qendër Nivicë, nën mbikëqyrjen e specialistëve të DRKK-së Gjirokastër.

Krit-ere apo hatëre?

Postuar në 10 Gusht, 2015 21:33

Para pak ditësh Ministria e Kulturës informoi përmes një njoftimi për shtyp se kishte shpallur 10 autorët që do të përfitojnë nga Fondi i Mbështetjes Financiare për Krijimtarinë Letrare. Emrat fitues u përzgjodhën pas një konkursi ku u paraqitën 57 drafte krijimtarie që sipas Ministrisë së Kulturës  iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të vlerësimit nga ana e Jurisë. Spikatin emra mediatikisht të njojur si Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku, Josif Papagjoni, Rudina Çupi etj.. Ajo që kërcet në këtë histori është mënyra si janë përgjedhur autorët fitues dhe jo vetëm.

Pages

Subscribe to RSS - Ministria e Kulturës