mielli serb
50% e tregut shqiptar të bukës, me miell serb
Revista “Monitor” shkruan sot për situatën e keqe financiare që është krijuar për prodhuesit e miellit në Shqipëri. Duke cituar përfaqësues të kompanive shqiptare, revista thekson se shkak është konkurenca e miellit të importuar nga Serbia, përmes Kosovës. Përveç aspekteve që kanë të bëjnë me doganat shqiptare, kontrabandën etj., faktorë që kanë çuar në mësymjen e miellit serb në rreth 50% të tregut shqiptar, shqetësuese mbetet cilësia e miellit serb. Dhe kjo mund të shihet që te çmimi i këtij produkti.