merkel
Është vetëm fillimi
Për Gjermaninë është vetëm fillimi i pandemisë. Kështu shprehet kancelarja Angela Merkel sipas së cilës vendi duhet të tregojë kujdes.
Do ta kemi mes nesh për një kohë të gjatë
tha ajo në një lidhje video me Parlamentin.
Ajo ka apeluar për nevojën e kohezionit të BE-së në kuftën kundër epidemisë, ndërkohë që ka njoftuar se kontributi i Gjermanisë në buxhetin europian do të jetë shumë më i lartë.
Gjermania dhe Franca: Mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, çështje e sigurisë europiane
Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.
Kemi të drejtë - fare merak- ta dimë: Kush e ka bërë tamponin prej anëtarëve të qeverisë dhe Parlamentit?
Kancelarja gjermane deklaroi sot publikisht se ajo është vetëkarantinuar pasi mjeku i saj rezultoi me CoVid 19. Deklarata ishte publike, gjermanët mësuan prej saj se ajo është eventualisht e sëmurë.
Ky njoftim është tashmë standard i të gjithë drejtuesve politikë në Perëndim. Edhe zv. Presidenti amerikan, Mike Pence iu nënshtrua testit, presidenti Trump po ashtu.
Video/Koronavirusi, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer refuzon t'i japë dorën kancelares Merkel
Berlini zyrtar: Formati i Shengenit Ballkanik, fragmentarizon më tej Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në një intervistë për Top-Channel se Shengeni Ballkanik ishte pjesë e diskutimeve të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nga mënyra sesi përgjigjet zoti Rama duket sikur ai dëshiron të marketojë një mbështetje gjermane në këtë kuadër, nisur nga fakti se Shengeni Ballkanik është pranuar edhe nga presidenti serb Vuçiç se kundërshtohet në disa vende të BE-së. Cilat janë këto vende?
Merkel-Putin: Nord Stream do të bëhet edhe pse nuk do SHBA
Mediat e ndryshme shkruajnë për dakordësinë mes Gjermanisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit Rryma Veriore 2(Nord Stream 2) brenda vitit 2021. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Rusi dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Vladimir Putin deklaroi se:
Shpresoj se në fund të këtij viti, apo në 4 muajt e parë të vitit tjetër puna do të jetë mbaruar dhe gazsjellësi do të fillojë të punojë
Ajo e ka cilësuar projektin si tërësisht ekonomik, ndaj si i tillë ai nuk duhet paragjykuar.
"Lufta" SHBA – Gjermani, Erdogan dhe përplasja për Detin e Qipros
Amerikanët nuk e kanë parë kurrë me sy të mirë pozitën hegjemonike të Gjermanisë në Europë dhe faktin që Berlini kontrollon pozicionet kryçe në institucionet evropiane.
Ajo që e shqetëson faktorin amerikan është kultura e gjermanëve për sa i përket ekonomisë, financave dhe faktit që Berlini merr një pjesë të madhe të fitimeve në sektorët kryesorë siç është industria e automobilave.
Zëra kundër Merkelizmit në Gjermani
Era Merkel duket se ka marrë fund në Gjermani në kuptimin se zërat për ndryshim sa vijnë e shtohen. Në një opinion në revistën “Spiegel” bëhet thirrje pikërisht për këtë gjë duke nënvizuar sidomos nevojën që gjermanët të gjejnë një pasion të ri politik dhe të pranojnë staturën ndërkombëtare të Gjermanisë me të gjitha pasojat dhe të mirat që një gjë e tillë sjell.
Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, në krizë
Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për marrëdhëniet e vështira mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Të konsideruara si shtyllë e stabilitetit transatlantik, raportet mes dy vendeve më të fuqishme perëndimore, tanimë përshkruhen si raporte krize.
Ka një krizë në marrëdhënien gjermano-amerikane të një lloji që nuk e kam pritur ndonjëherë të ndodhë në kohën tonë
Fotolajm/Himni ulur për kancelaren gjermane
Dridhjet e Angela Merkel kanë gjetur një zgjidhje. Gjatë takimit të Merkel me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, protokolli ka menduar të zhvillojë ceremoninë ulur.