Merkel-Putin: Nord Stream do të bëhet edhe pse nuk do SHBA

Postuar në 12 Janar, 2020 12:55

Mediat e ndryshme shkruajnë për dakordësinë mes Gjermanisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit Rryma Veriore 2(Nord Stream 2) brenda vitit 2021. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Rusi dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Vladimir Putin deklaroi se:

Shpresoj se në fund të këtij viti, apo në 4 muajt e parë të vitit tjetër puna do të jetë mbaruar dhe gazsjellësi do të fillojë të punojë

Ajo e ka cilësuar projektin si tërësisht ekonomik, ndaj si i tillë ai nuk duhet paragjykuar.

Por ky veprim i Gjermanisë krijon ndarje të thellë në mjedisin e quajtur si euroatlantik, pasi SHBA ka vendosur sanksione ndaj kompaninve që operojnë në këtë projekt i cili është thuajse gati. Ai vlen 9.5 miliardë euro dhe sjell gazin rus në tregun e Europës Qendrore. Kompania zvicerane Allseas Group ka njoftuar tërheqjen nga projekti për shkak të sanksioneve, por sanksionet amerikane nuk kanë bërë më shumë se kaq.

Presidenti Putin deklaroi se e vetmja çështje në këtë rast është ajo e afateve, pasi sipas tij, Rusia mund ta përfundojë projektin pa ndihmën e partnerëve. Nord Stream zotërohet nga Gazprom dhe disa kompani europiane në formën e investitorëve mes të cilëve bëjnë pjesë firmat gjermane Wintershall dhe Uniper, e mirënjohura Shell, francezja Engie dhe austriakja OMV.

Ky projekt nis në Vyborg të Rusisë veriperëndimore dhe përfundon në Greifswald të Gjermanisë. Ai paralelizon gazsjellësit jugorë drejt Europës ku aktor kryesor është Turqia dhe që në përgjithësi janë mbështetur për arsye gjeopolitike nga SHBA. Në këtë kontekst ndarja mes Gjermanisë dhe SHBA-së priret të reflektojë ndarjen brenda Perëndimit për arsye ekonomike duke hedhur bazat e një rivaliteti në të ardhmen që herët apo vonë do të shtrojë nevojën e rishikimit të drejtimeve në politikën e jashtme edhe për vende si yni.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kur pleshti muxhahedin i MKO, (i vetedeklaruar) Pandi i Majkes makedonase te cliroj Iranin dhe te haje dundurma me ndrikullen M Rajavi ne Teheran, atehere Evropa nuk do tia dije per nordstream e Rusi sepse Shqiperia trime me sokolat e saj, T Shehun, F Qupin, S Ngjelen etj dhe mujahedinin e Rajavit do te sjelli gas e dundurma Iranianase plot.
Shpresojme se keta filotrumpiste do te jene ne balle te betejes kundra Iranit dhe Putinit, njesoj si Mehmet Shehu dikur kundra juntes ne Spanje. Boll me llafe o trima skipetare, shkoni e qlironi present nga kultura e eger, perendimonizoni CDO qoshe te planetit, te mos kete as lindje, as jug e as veri por vetem Perendim e Skiperi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.