Gjermania dhe Franca: Mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, çështje e sigurisë europiane
Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.
Njoftimi është bërë dje nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe Francës përmes një deklarate të përbashkët përmes së cilës është nënvizuar nevoja e Kosovës për një qeveria funksionale dhe të aftë për të përballuar krizën. Të dyja vendet kanë kërkuar që mocioni i mosbesimit për qeverinë e Albin Kurtit të shtyhet dhe rikonsiderohet. Të dyja vendet kanë përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti për heqjen e taksës me reciprocitet dhe gatishmërinë për të nisur dialogun me Serbinë. Në ndryshim nga qëndrimet e patolerueshme dhe arrogante të SHBA, Gjermania dhe Franca shprehen se vendimi i qeverisë Kurti ishte i drejtë dhe një hap i parë në drejtimin e duhur.
Mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është një çështje e sigurisë europiane, ndaj edhe BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet për lehtësimin e saj sapo palët të bien dakord për të nisur bisedimet
thuhet në deklaratë.
Në këtë kuadër ajo që po ndodh në Kosovë është një puç i hapur me sponsorizimin e amerikanëve.
Add new comment