marredheniet

Cilat janë synimet e Shqipërisë me çështjen çame?**

Postuar në 20 Janar, 2016 12:59

Rrugët e daljes nga moçali ku gjenden marrëdhëniet shqiptaro-greke pas vitit 2009 janë një e përpjetë e madhe. Deklaratat me nota optimiste që janë bërë në të shkuarën janë produkt i politikave konjukturale dhe partiake si në Athinë ashtu edhe në Tiranë.
Artikulohen kryesisht në Greqi, në kohën kur Shqipëria ndodhet në periudha para dhe paszgjedhore për shkak të prirjeve të kahershme të qeverive të Athinës për të parë një ndryshim në qëndrimet e Tiranës. Për më tepër, ky është sezoni që zakonisht lulëzojnë të ashtuquajturit emisarë engjëllorë midis dy kryeqyteteve.

"Kemi marrëdhënie me probleme. Qeveritë shqiptare, paragjykim dhe retorikë antiruse”

Postuar në 27 Nëntor, 2015 20:41

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, shprehet se murtaja e terrorizmit nuk njeh kufij dhe kërcënon gjithë botën e civilizuar. Duke folur për “Shekullin”, diplomati rus shpjegon arsyet e angazhimit ushtarak të Moskës në Siri, qëndrimin ndaj Asadit dhe kontaktet me vendet perëndimore.

Prej disa javësh, Rusia është angazhuar në mënyrë ushtarake në konfliktin sirian. Pse Moska mori një vendim të tillë?

Italishtja, përtej një kulture

Postuar në 17 Tetor, 2015 16:37

Zv/ambasadori i Punëve të Jashtme të Italisë, Mario Giro, vjen më poshtë në një intervistë në kuadër të javës së gjuhës italiane, e cila po festohet dhe në vendin tonë.

Jemi në kuadër të javës së gjuhës italiane në botë, e cila po zhvillohet edhe në Shqipëri. Mund të flasim për këtë iniciativë?

Presidenti apelon për kujdes në raportet me Serbinë: “Bashkëpunim, por nuk duhet të shërbejmë si make up”

Postuar në 28 Shtator, 2015 16:36

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet kritik për sjelljen diplomatik të Shqipërisë në raport me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, Nishani përcjell rezervat e vet për aspekte të politikës së jashtme, për të cilën në fakt nuk kanë munguar përplasjet me qeverinë.

Meta shpjegon marrëdhëniet me Ramën: S’janë as të ftohta, as të ngrohta

Postuar në 05 Gusht, 2015 15:27

Në një intervistë ekskluzive për "Albanian Daily News", kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se: “Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh, por e diskutimeve intelektuale dhe debateve profesionale. Historitë personale dhe emocionet e pakontrolluara nuk duhet ta justifikojnë arrogancën, fjalorin e rëndomtë apo përleshjet fizike”. Gjatë intervistës Meta tha se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e fundit lokale kanë arritur standardet më të mira ndonjëherë dhe që ato ishin një demonstrim i kulturës demokratike të popullit dhe votuesve shqiptarë në të gjithë vendin.

Pages

Subscribe to RSS - marredheniet