marredhenia
Utopia e mikut dhe e armikut, ose Tjetri brenda nesh
Nëse ka një fushë në të cilën shqiptarët nuk dinë të orientohen, nuk dinë të ndërtojnë sjelljen e tyre si komb, nuk dinë të përshtaten me qëndrimet e përfaqësuesve të tyre, pra që nuk e nuk pa fund, kjo është marrëdhënia me të tjerët, me të huajt ose, thënë ndryshe, në historinë e gjatë të shtetit shqiptar nuk kemi një institucion të lakmueshëm të diplomacisë shqiptare.
Propozimi i Lavrov: “Zgjerimi i NATO-s drejt kufirit rus, shkaku i të gjitha tensioneve. Të krijojmë Unionin Euroaziatik”
Konflikti i fundit mes Rusisë dhe Perëndimit ka riaktivizuar shumë terma dhe ka gjallëruar shumë klishe që mendohej se ishin lënë pas. Që nga fjalimi i Vladimir Putinit në Munih në vitin 2007, Perëndimi nisi të shihte më qartë ambiciet e presidentit rus nën një prizëm imperial, njësoj si Bashkimin Sovjetik dikur. Ngjarjet e Gjerogjisë dhe Osetisë në gusht të vitit 2008 theksuan prirjen për ta parë Rusinë si një qendër që synonte rivalitetin me Perëndimin, ndërkohë që përballja në Ukrainë dhe në Siri i ka hapur letrat plotësisht.
Rama, duarlidhur përballë LSI-së
Edi Rama po përballet gjithnjë e më shumë me fjalën e urtë se ç’të mbjellësh do të korrësh. Aleati i tij i 1 milion votave, Ilir Meta, e bëri të qartë se për reformën në drejtësi nuk do të veprojë pa konsensusin e PD-së. Kreu i LSI-së u tregua i prerë se këtë herë nuk ka ndërmend të shkojë pas qerres së kryeministrit.