marijuana
Tajlanda pendohet për marijuanën, legalizimi drejt anulimit
Që kur drejtimin e qeverisë në Tajlandë e mori Srettha Thavisin, lufta kundër marijuanës ka qenë kryefjala e fjalimeve të saj. Ligji i miratuar një vit më parë, i cili liberalizoi përdorimin e marijuanës, ka gjasa të anulohet. Pheu Thai, partia në pushtet, ka paraqitur një projektligj për të ndaluar përdorimin rekreativ të kanabisit, duke e kufizuar atë vetëm te përdorimi mjekësor.
Një cigare marijuane për seks të një niveli tjetër
Nëse e keni tymosur ndonjëherë një cigare hashash, nuk ju duhet një ekip studiuesish që t’ju mësojë se çdo gjë duket më e mirë më pas. Ushqimi shijon më shumë, muzika po ashtu dhe, natyrisht, edhe seksi. Por edhe pse ne e dimë shumë mirë këtë, shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit morën përsipër ta provojnë përmes një studimi bindjen se “hashashi e çon seksin në një nivel krejt tjetër”.
Raporti i Antidrogës italiane, 347.15% më shumë marijuanë nga Shqipëria për vitin 2016
Top-Channel raporton sot për një raport të Antidrogës italiane për vitin 2016 nga i cili rezulton se trafiku i marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë është rritur me 347.15% krahasuar me vitin 2015. Sipas këtij dokumenti, droga e tipit marijuanë është dërguar nga Vlora me gomone, ose ga Durrësi përmes portit me anijet e linjës, një tregues ky që flet për bashkëpunim dhe struktura të mirëorganizuara.
Posedim i marijuanës, ndalohet në Suedi djali i Mehmet Shehut, Skënder Shehu
Disa media po raportojnë se Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, është arrestuar në Suedi, për posedim të lëndëve narkotike – marijuanë. “Është arrestuar në Stokholm të Suedisë djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Nga informacionet e fundit rezulton se arrestimi i Skënder Shehut ka ardhur pasi policia ka gjeti një sasi të konsiderueshme marijuane në banesën e tij. Nga burime policore zyrtare mësohet se në këtë çështje rezulton i përfshirë edhe një person tjetër”, shkruan Top-Channel.
“Krimi shqiptar ka natyrë mafioze. Drejtuesit e organizatave kriminale ndodhen në Shqipëri”
Para disa ditësh, në një intervistë për Tim Sebastian, kryeministri Edi Rama, deklaroi se në Shqipëri nuk ka liderë të Mafies. Sipas tij liderët e Mafies ndodhen në anën tjetër të Adriatikut, ndërsa në Shqipëri ka njerëz të krimit të organizuar që janë të lidhur me këtë Mafie. “Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular.