Një cigare marijuane për seks të një niveli tjetër
Nëse e keni tymosur ndonjëherë një cigare hashash, nuk ju duhet një ekip studiuesish që t’ju mësojë se çdo gjë duket më e mirë më pas. Ushqimi shijon më shumë, muzika po ashtu dhe, natyrisht, edhe seksi. Por edhe pse ne e dimë shumë mirë këtë, shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit morën përsipër ta provojnë përmes një studimi bindjen se “hashashi e çon seksin në një nivel krejt tjetër”.
Në funksion të studimit, rezultatet e të cilit u publikuan në “Journal of Sexual Medicine”, studiuesit analizuan të dhënat e 28 176 grave dhe 22 943 burrave “për të sqaruar nëse ekziston një lidhje midis përdorimit të marijuanës dhe frekuencës seksuale”. Studimi zbuloi se "përdorimi i marijuanës është i lidhur në mënyrë të pavarur me rritjen e frekuencës seksuale dhe nuk duket se ka funksion dëmtues", dhe për më tepër, u zbulua se njerëzit e përdornin çdo ditë raportuan se bënin 20 për qind më shumë seks sesa ata që nuk e tymosnin.
Të njëjtën gjë konfirmon edhe një studim tjetër, i botuar në JSM me titull, “Marrëdhënia midis përdorimit të marijuanës para seksit dhe funksionit seksual tek gratë”. Edhe ky studim, i kryer në Universitetin Saint Louis në Misuri, konfirmon se një cigare marijuane mund t’i përmirësojë ndjeshëm gjërat në dhomën e gjumit.
Add new comment