Posedim i marijuanës, ndalohet në Suedi djali i Mehmet Shehut, Skënder Shehu

Postuar në 17 Maj, 2016 20:11

Disa media po raportojnë se Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, është arrestuar në Suedi, për posedim të lëndëve narkotike – marijuanë. “Është arrestuar në Stokholm të Suedisë djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Nga informacionet e fundit rezulton se arrestimi i Skënder Shehut ka ardhur pasi policia ka gjeti një sasi të konsiderueshme marijuane në banesën e tij. Nga burime policore zyrtare mësohet se në këtë çështje rezulton i përfshirë edhe një person tjetër”, shkruan Top-Channel. Mbetet ende për t’u sqaruar çështja në fjalë, por ky është rasti i dytë, kur pasardhës bilogjikë të drejtuesve komunistë të nivelit të lartë, implikohen në çështje trafiku droge. Rasti i parë është ai i nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, që u përfshi në çështjen “Xibraka”. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=326845#tab

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.