manipulimi
“Fake News”, studimi: Me 400 mijë$ në vit, manipulon lehtësisht opinionin
400 mijë dollarë në një vit dhe operacioni i manpulimit të opinionit publik për një çështje të caktuar mund të realizohet thuajse 100% me sukses. Gazeta britanike “The Guardian” referon një sondazh dhe studim të një kompanie, “Trend Micro” sipas të cilit platformat sociale janë lehtësisht të përdorshme dhe se aksesorët e tyre promovues janë proporcionalisht të lidhur me shpenzimin e parave.
Mbajtja e një faqeje me përmbajtje aktive të pavërtetë, kushton 5000 dollarë në muaj, promovimi në rrjetet sociale vetëm 3000 dollarë në muaj.
Kartolinat e manipulimit
Kush ka nevojë për propagandë dhe këmbëngulje propagandistike? Mund të merret me mend, ose pushtetet e reja që duan të legjitmohen, ose pushtetet që janë në krizë. Shqipëria e ka përjetuar këtë fazë me fundin e pushtetit të PPSh-së, por edhe atëherë në mbledhje dhe takime kërkohej të diskutoheshin probleme.
Fatos Lubonja: Manipulimi me dëshminë ndaj babait, sulm i Edi Ramës
Fatos Lubonja ka reaguar pas publikimit të një dokumenti, në të cilin thuhet se ai ka dëshmuar kundër të atit. Lubonja thotë se po manipulohet me këtë fakt dhe po sulmohet egërsisht nga Edi Rama me anë të Henri Çilit, pse ai është kundër qeverisë. Ja si e shpjegon Lubonja, të vërtetën e tij, me atë që ka ndodhur në burg, në një shkrim për gazetën "Panorama":
Kush do t’i çertifikojë zgjedhjet e qershorit?
Tashmë është fakt i njohur botërisht: institucionet kryesore amerikane nuk kanë arritur të garantojnë një proces të besueshëm zgjedhor. Skandali i e-maileve të Hillary Clinton, përpjekja për ta mbuluar atë, kundërveprimi i demokratëve dhe krahut ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë për të mbuluar këtë dështim me alibinë ruse, konstituojnë thyerje të mëdha në sistem. Disa media dhe zëra autoritarë arritën deri aty sa të vinin në diskutim vlerën e Kolegjit Elektoral e ndërkohë që beteja e inatit vazhdon, Donald Trump duket se nuk sfidohet më në rrugën e tij për t’u zgjedhir President.
Edhe SHBA me frikën e zgjedhjeve të manipuluara
Në një deklaratë të padëgjuar më parë nga ndonjë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Anerikës, Donald Trump hodhi dyshime se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të jenë të manipuluara.
Duke folur në Ohio, Trump shprehu shqetësimin për intimidim të procesit pa dhënë më shumë shpjegime. Por kur u pyet më pas nga Fox Neës tha “Më 8 nëntor, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse këto zgjedhje do të jenë të manipuluara, dhe unë shpresoj që republikanët t’i monitorojnë nga afër, përndryshe do të na i marrin”.
“Referendumi është një “ParaRama Papers””
Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues.