mani pulite
Nuk ka nevojë për një portal më shumë
Kryetari i opozitës parlamentare, z.Lulëzim Basha, ka artikuluar këto dy ditë akuzën më të rëndë politike që është bërë ndoshta në dy dekada. Sipas tij inkriminimi i ekonomisë dhe qeverisjes ka arritur deri në atë pikë saqë edhe projektbuxheti është në funksion të pastrimit të parave të drogës. Duke marrë të mirëqenë të dhënat se sasia e parave të drogës që hamendësohet që xhiron në një vit në Shqipëri, është më e madhe se vetë paraja e buxhetit vjetor, atëherë është e qartë se akuza është edhe më e rëndë.