Macron

Macron, fitues i debatit presidencial në Francë

Postuar në 21 Mars, 2017 11:04

3 orë e 24 minuta mbajti debat televiziv i pesë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Francë, ku nuk munguan konfrontimet. Protagonistë ishin padyshim  Marine Le Pen dhe Emmanuelle Macron. Temat e diskutuara  nga burkini, ekonomia e BE-së dhe marrëdhëniet me Rusinë e Putinit. Fituesi? Në fund të mbrëmjes rrjeti BFMTV bëri një anketë të shpejtë ku rezultoi se Makron ishte më bindës, ndërsa Francois Fillon dhe Marin Le Pen u renditën pas tij.

Rilindja – sëmundja ngjitëse

Postuar në 18 Mars, 2017 15:08

Emmanuel Macron, kandidat për president i Francës i ka dhënë një intervistë gjermanes “Spiegel”. Titulli i përzgjedhur: “Po ofroj Rilindjen Franceze”, konfirmon edhe njëherë sëmundjen e re në Europë, atë të shpëtimtarëve dhe reformatorëve që mbërrijnë në karrige falë sistemit, të cilin e atakojnë “thelbësisht” për nevoja thjesht populiste.

Renzi dhe Macron, dy politikanët e së ardhmes në Europë

Postuar në 03 Maj, 2016 19:41

"Politico"  vijon serinë e shkrimeve mbi lidershipin në Europë. Matteo Renzi dhe Emmanuel Macron sipas agjencisë "Politico Europe" do jenë dy politikanët me ndikimin më të madh në vendet e tyre, por edhe me gjerë në Europë. Sipas artikullshkruesit, Dalibor Rohac, "askush nuk duhet të nënvleftësojë ndikimin e politikanëve të rinj dhe ambiciozë", duke shtuar se "në një Europë pa shumë zgjedhje, qasja e europianëve do të jetë kah politikanëve me mendësi të re të lidershpit".

Pages

Subscribe to RSS - Macron