Macron

Macron: Koha për rithemelimin e BE-së

Postuar në 26 Shtator, 2017 18:33

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është koha për rithemelimin e Bashkimit Europian. Kreu i Elizesë foli për një Evropë më demokratike dhe kritikoi ata që mendojnë se nuk është koha e duhur për të hapur debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian. 

Macron në Athinë për projektin e Europës Sovrane

Postuar në 07 Shtator, 2017 13:00

Presidenti francez, Emanuel Macron në krye të një delegacioni të madh bashkëpunëtorësh dhe investitorësh ka vizituar Greqinë, të cilën e ka quajtur bashkëpunëtore të ngushtë të Francës në çështjet e Mbrojtjes, ato ekonomike dhe Europën e së nesërmes. 

Lajme nga Macron/Drejt Europës me shumë shpejtësi

Postuar në 30 Gusht, 2017 12:12

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ai ka 10 pika për reformimin e BE-së pas Brexit. Mediat raportojnë se ideja e Macron për të ashtuquajturën reformë të BE-së nuk është e re, ajo riafirmon një Europë të shumë shpejtësive. 
 "Ne duhet të mendojmë një Europë me disa formate, të ecim më tej me ata që duan të shkojnë përpara, pa mbetur peng i shteteve që duan – dhe është e drejta e tyre – që të mos ecin aq shpejt apo të mos shkojnë larg”, tha ai në një takim me ambasadorët francezë. 
 

"Le Point”: Macron ka shpenzuar 26 mijë euro vetëm për makiazh

Postuar në 26 Gusht, 2017 11:16

Dhimbje koke ka shkaktuar në Elize publikimi i revistës "Le Point", sipas të cilës Presidenti francez Emmanuel Macron sapo ka dhënë ... 26,000 euro për grimin e fytyrës. "Emmanuel Makron duket shumë i lidhur me grimieren e tij. Ai i ka kërkuar ta ndjekë edhe në Elise dhe të jetë grimierja e tij personale. Por, në mënyrë që fytyra e Macron të jetë e bukur në çdo rrethanë, ju duhet të vendosni dorën thellë në xhepin tuaj.

“Deutsche Welle” në sulm ndaj Macron: Duhet të rritet. Ngatërron autoritetin me autoritarizmin

Postuar në 23 Korrik, 2017 19:19

Në skenë ka hyrë një lojtar i ri nga ata që po quhen se politikanë performatorë. Ky është Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, zgjedhja e të cilit përballë nacionalistes Le Pen u prit me lehtësim në Europë.

Përplasje mes presidentit francez dhe shefit të shtabit të ushtrisë që dorëhiqet

Postuar në 19 Korrik, 2017 10:10

Kreu i ushtrisë franceze, gjenerali Pierre de Villiers, ka dhënë dorëheqjen pas një përplasjeje me presidentin Emmanuel Macron për shkurtimet buxhetore.  Në një deklaratë publike, de Villiers u shpreh se ai “nuk mund të garantonte qëndrueshmërinë e modelit të ushtrisë që është i nevojshëm për të mbrojtur Francën”. Vendimi për shkurtimet buxhetore u mor me synimin për uljen e defiçitit buxhetor, ndërkohë që presidenti francez Macron ka qenë shumë i qartë:

“Assad mund të qëndrojë”

Postuar në 16 Korrik, 2017 13:31

Kështu citohet të jetë shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedimeve me presidentin amerikan Donald Trump. Macron madje, ka shtuar se “Franca e ka ndryshuar doktrinën e vet për Sirinë”, duke shtuar se tani synimi është asgjësimi i grupeve terrosite kudo që ndodhen. Në fakt këtë thotë edhe Donald Trump, duke sugjeruar kështu se Assad, presdidenti sirian nuk shqetëson më kënd në Perëndim.

Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj

Postuar në 10 Maj, 2017 12:08

Fiton Macron

Postuar në 07 Maj, 2017 22:06

Emmanuel Macron është zgjedhur president i Francës me një diferencë të madhe kundrejt Marie Le Pen. Ai ka marrë 65% të votave dhe ka zgjidhur dilemën që mbante pezull Europën. Fitorja e Maceon jep shpresë për stabilitet të BE-së, pasi Le Pen kishte shpallur daljen e Francës nga unioni nëse do të fitonte. Zgjedhjet në Francë tejkalojnë pozitivisht edhe një mit mediatik për influencën ruse në zgjedhje.

Çifti i ardhshëm presidencial i Francës, “dashuria” që tejkaloi pritshmëritë

Postuar në 27 Prill, 2017 17:51

Dashuria e Emanuel Macron me mësuesen 24 vjet më të madhe në moshë  ishte bërë «thashethemi i ditës» në qytetin francez të Amiens, kur ish-ministri 39-vjeçar i financave ishte 15 vjeç. Edhe pse sondazhet tregojnë se Emmanuel Macron do fitojë lehtësisht rivalen e ekstremit të djathtë Marin Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe së bashku me partneren e tij Brigitte Tronie së shpejti do të instalohen në Pallatin Elysee, diferenca e madhe e moshës mes çiftit është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e  më shtypit ndërkombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Macron