"Le Point”: Macron ka shpenzuar 26 mijë euro vetëm për makiazh

Postuar në 26 Gusht, 2017 11:16

Dhimbje koke ka shkaktuar në Elize publikimi i revistës "Le Point", sipas të cilës Presidenti francez Emmanuel Macron sapo ka dhënë ... 26,000 euro për grimin e fytyrës. "Emmanuel Makron duket shumë i lidhur me grimieren e tij. Ai i ka kërkuar ta ndjekë edhe në Elise dhe të jetë grimierja e tij personale. Por, në mënyrë që fytyra e Macron të jetë e bukur në çdo rrethanë, ju duhet të vendosni dorën thellë në xhepin tuaj. Një njeri që e di koston e presidentit ka thënë se Macron ka shpenzuar më shumë se 26,000 euro për makiazhin e tij, në vetëm tre muaj  të qëndrimit në Elise”-shkruan revista.

Artikulli përmend edhe emrin e gimieres që quhet Natasha M. e cila për tre muaj është paguar dy herë: një herë 10,000 euro dhe një herë 16,000 euro. Megjithatë shkrimi nuk saktëson nëse grimierja ka marrë përsipër të grimojë edhe Zonjën e Parë, Brigitte, por as kjo nuk do të justifikonte as 26,000 euro.

Përgjigjja e Elisese

Publikimi ka shetësuar jo pak Elisenë që sheh popullaritetin në rënie të Emmanuel Macron. Rrethi i ngushtë i presidentit frances ka konfirmuar indirekt  pretendimet e revistës e Le Point, duke theksuar  se "në të ardhmen, shpenzimet e Presidentit për trajtimin e presidentit do të reduktohen ndjeshëm".

http://www.lepoint.fr/societe/les-frais-de-maquillage-de-macron-confirme...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.