lu
Reforma në Drejtësi, direktivë e Shtëpisë së Bardhë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë për rrjetin “BIRN” se kërkesat dhe angazhimi i ambasadës në Tiranë për reformën në drejtësi, është politikë dhe direktivë e Deprtamentit të Shtetit si dhe Shtëpisë së Bardhë. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
"Do lëpijë atë që ka thënë për Berishën”. Kushtëzimi opozitar për reformën në Drejtësi trishton ndonjë zë afër qeverisë
Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” për reformën në Drejtësi. Pai përgënzon dhe vlerëson rolin e ambasadorit Donald Lu në shtyrjen e procesit drejt miratimit të draftit, Stefani shprehet shumë dyshues për faktin sesi mund të quhet reformë një akt që ka daokrdësinë dhe kushtëzimin e Sali Berishës. Një argument ky që në politikë injorohet sa kohë aty veprojnë parimet forcës. Thotë Stefani: “Rama dhe “Rilindja” duhet të lëpijnë të gjitha ato që kanë thënë kundër autokratit të korruptuar të tranzicionit shqiptar.
Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra të korruptuar duhet të largohen
Qytetarët shqiptarë, një pjesë e tyre të paktën, shohin si shpresë për ndryshimin e disa gjërave në Shqipëri, përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo vihet re edhe në komunikimin në rrjetet sociale mes ambasadorit aktual Donald Lu me qytetarët në rrjetet sociale. Lu ka përsëritur apelin për largim të gjyqtarëve dhe prokuororëve të korruptuar si dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ministra të korruptuar.
Vizitat në SHBA? Dështim i plotë për të dy
Ajo që pritej të ishte një vizitë që do t’i jepte kredenciale të reja, rezultoi ndryshe. Ilir Meta kthehet nga SHBA me zero rezultate, njësoj si kryeministri me të cilin bashkëqeveris, i cili ishte aty disa javë më parë e që deri më tani nuk është pritur në Washington. Arsyet e këtij qëndrimi të SHBA-së ndaj politikanëve kryesorë shqiptarë mund të jenë të shumta, por një është e padyshimtë: lidhja me krimin dhe fakti se ekipi që drejton vendin tonë prej 25 vjetësh duket se ka rënë dakord të marrë si rol ekonomik për Shqipërinë edhe plehrat e Europës, apo paratë e pista që mbeten.
Përpjekje për konsensus për reformën në drejtësi. Lu takon Berishën
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Siç njoftohet temë e bisedës ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën palët po përpqien që të realizohet me konsensus. “Reforma në Drejtësi është jetike për vendin dhe duhet të bazohet tek transparenca “,- ka thënë gjatë takimit Berisha, duke përcjellë kështu rezervat e opozitës.
Ambasadori amerikan Lu, takime me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një sërë takimes me përfaqëues të institucioneve qendrore. Raportohet se Lu është takuar me kryeministrin Edi Rama, me Presidentin, Bujar Nishani dhe në orën 13:30 pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Nuk bëhet e njohur tema e diskutimeve, por këto takime vijnë pak ditë pasi janë bërë të njohura dy draftpropozime për dekriminalizimin.
Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi
Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin.