lirimi nga detyra
Lirohet nga detyra Haki Çako
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ëstë liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj dhe ai është njoftuar nga ky I fundit gjatë një takimi me drejtues të policisë.
Çako ikën nga kjo detyrë si drejtuesi kryesor i mbetur nga periudha kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri. I lavdëruar shpesh si njeri me profesionalizëm të lartë, Çako nuk arriti ndonjë gjë, sidomos gjatë epokës së kanabizimit që e vendosi Shqipërinë në listën kryesore të kultivimit dhe trafikimit.
Lirohet nga detyra kreu i AKEP, Piro Xhixho
Qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë që të lirojë nga detyra kreun e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Vendimi për lirimin e Piro Xhixhos është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit. Qeveria nuk ka paraqitur ndonjë arsye për lirimin nga detyra të AKEP-t. Xhixho qëndron në këtë detyrë prej datës 26 nëntor të vitit 2009 duke drejtuar një nga entet me më shumë ndikim në rregullimin e tregut të komunikacioneve. Xhixho është njeri i afërt me LSI-në.