Lirohet nga detyra Haki Çako
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ëstë liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj dhe ai është njoftuar nga ky I fundit gjatë një takimi me drejtues të policisë.
Çako ikën nga kjo detyrë si drejtuesi kryesor i mbetur nga periudha kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri. I lavdëruar shpesh si njeri me profesionalizëm të lartë, Çako nuk arriti ndonjë gjë, sidomos gjatë epokës së kanabizimit që e vendosi Shqipërinë në listën kryesore të kultivimit dhe trafikimit.
http://shqiptarja.com/home/1/lirohet-nga-detyra-haki--ako-drejtori-i-ri-...
Add new comment