lindjet
Kthesa 180 gradë e Kinës në luftë me plakjen e popullsisë
Atë që pak vite më parë Kina po e kufizonte me politika të posaçme, tashmë po e nxit me të tjera. Disa vite pasi hoqi kufirin e numrit të fëmijëve që duhet të ketë një çift, tani po nxitet rritja e numrit të lindjeve. Një mënyrë për këtë është zgjatja e lejes së lindjes.
Disa rajone në Kinë e kanë zgjatur këtë leje me të paktën 30 ditë, përpjekja më e re për të inkurajuar shtimin e popullsisë pasi vendi po përballet me një krizë demografike.
Kina po përballet me një fuqi punëtore që plaket me shpejtësi dhe ekonomi që ngadalësohet.
Gjithmonë e më pak lindje në Shqipëri, “plakja” e shoqërisë me ritme të shpejta
Dikur vendi i parë në Europë për numrin mesatar të lindjeve, me 7 fëmijë për një grua, aktualisht shifra ka zbritur drastikisht në 1.6. Për ekspertët e demografisë reduktimi i numrit të lindjeve është shkaku kryesor për atë që thirret si "plakja e shoqërisë”. Këtë qasje graduale e konfirmojnë shifrat zyrtare të rritjes së moshës mesatare në vend. Nëse psh., në vitin 2001 mosha mesatare në vend ishte 26.6 vjeç, pas 10 viteve shifra shkoi në 32.5, nderkohë që vitin e kaluar mosha mesatare është 36.6 vjeç.
Rënie me 7% e shtesës natyrore të popullsisë
Instituti i Statistikave raporton për një prirje problematike në popullsinë shqiptare. Buletini Statistikor Tremujor IV 2015, që u publiku këtë javë nga INSTAT, jep të dhëna për shtesën natyrore të popullsisë, lidnjet, vdekjet, martesat, emigrimin, ku shihet një rënie e përgjithshme. Kështu shtesa natyrore e popullsisë ka rënie me 7% krahasuar me një vit më parë, pra me vitin 2014, kurse lindjet kanë rënie me 2%. Kësaj prirjeje i mbivendoset edhe emigrimi që për vitin 2015 kap shifrën e 42 922 personave. Bashkëlidhur edhe me lëvizjet hyrëse rënia është diku te 6 700 persona.