Gjithmonë e më pak lindje në Shqipëri, “plakja” e shoqërisë me ritme të shpejta
Dikur vendi i parë në Europë për numrin mesatar të lindjeve, me 7 fëmijë për një grua, aktualisht shifra ka zbritur drastikisht në 1.6. Për ekspertët e demografisë reduktimi i numrit të lindjeve është shkaku kryesor për atë që thirret si "plakja e shoqërisë”. Këtë qasje graduale e konfirmojnë shifrat zyrtare të rritjes së moshës mesatare në vend. Nëse psh., në vitin 2001 mosha mesatare në vend ishte 26.6 vjeç, pas 10 viteve shifra shkoi në 32.5, nderkohë që vitin e kaluar mosha mesatare është 36.6 vjeç. Duke ju referuar parashikimeve të statistikave, përllogaritet që në vitin 2028 në Shqipëri më shumë do të vdesin se sa do të lindin.O. Sh, nënë e një fëmije 4 vjeç ka bërë vizitë tek gjinekologia në Spitalin "Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ku ka arritur të planifikojë abort për foshnjën një muaj e gjysmë.
“E kam të pamundur të rris dhe një fëmijë të dytë, tregon ajo përDeutsche Ëelle-n. Me pëlqimin dhe të bashkëshortit do ta ndërpres shtatzaninë. Sapo kam marrë një pozicion të lartë në kompaninë celulare, ku punoj prej rreth katër viteve. Burri im drejton një biznes privat dhe thuajse gjithë ditën është në punë. E kemi të pamundur të rrisim dhe një fëmijë tjetër, megjithëse e dimë që kjo do të ishte shumë mire për vajzën tonë 4 vjeçare që vazhdimisht na kërkon dhe një motër o vëlla”.
Prof. Kosta Barjaba thotë për DW se politikat e kufizimit të mbështetjes sociale vetëm për të varfrit, ndarja e grupmoshave për efekt të pensionit dhe papunësia imponojnë kufizimin e karakterit kontributiv të sistemit të mirëqenies dhe lindin nevojën e politikave të ekzagjeruara rishpërndarëse”.
Add new comment