libra

Pazari i madh për të Majtën

Postuar në 19 Mars, 2021 23:58

 

BE-ja kërkon vlerësim dhe kontroll për LIBRA-n e Facebook

Postuar në 04 Shtator, 2019 13:35

Komiteti Ekonomik dhe Financiar i që përfaqëson të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian ka kërkuar nga Komisioni Europian një analizë për rreziqet që sjell monedha dixhitale e njoftuar nga Facebook, LIBRA.

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Dollari duhet zëvendësuar me një monedhë globale si Libra

Postuar në 26 Gusht, 2019 14:27

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka propozuar një valutë globale të ngashme me Libra-n e propozuar nga Facebook në mënyrë që të zgjidhet aop korrigjohet problemi i krijuar nga hegjemonia e dollarit amerikan. Ndonëse një ide e paplotë, sipas bankierit britanik një monedhë globale do të zgjidhte edhe problemin e krijuar nga dualiteti mes dollarit dhe monedhës kineze. Propozimi është bërë në simpoziumin e Jackson Hole dhe sipas tij realiteti i një bote multipolare kërkon një sistem valute multipolare, me një valutë sintetike “hegjemone”, që “reflekton monedha të besueshme si rezerv

Facebook krijon kriptomonedhën e vet. A do të paralajmërojë për rreziqe Banka e Shqipërisë?

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:02

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg njofton sot përmes një shkrimi se kompania e tij ka ndërmend të hyjë në sektorin e kriptomonedhave. Libra quhet monedha e re e krijuar prej tij dhe Calibra quhet shërbimi ndihmës që mundëson transfertat duke nisur nga krijimi një portofoli dixhital që do të jetë aktiv në WhatsApp dhe Messenger.

Blushi tërhiqet nga politika dhe nga LIBRA

Postuar në 20 Janar, 2018 15:13

Ben Blushi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook dorëheqjen nga drejtimi i LIBRA-s.  Blushi, që këto kohë ka patur fërkime verbale me bashkëthemeluesen Mimoza Hafizi, nuk jep arsye politike, por personale për largimin, duke u dorëzuar tërësisht para një vullneti për të votuar banditët, siç thotë ai. Më poshtë deklarata e plotë:

PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.

Kryetari Ben Blushi, i vetmi që mund ta çojë përpara Listën e Barabartë

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 16:35

Intelektuali Ben Blushi është personi që, më shumë se kushdo tjetër, ka kontribuar dhe i është përkushtuar Listës së Barabartë në të gjithë Shqipërinë.

Në dalje publike dhe në media ka qenë pikërisht intelektuali Ben Blushi që ka punuar më shumë se kushdo tjetër për ta bërë sa më të njohur LIBRA-n. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh vështirësinë, që një lëvizje e re politike ka, për të pasur pasqyrim mediatik në Shqipëri.

"Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë"

Postuar në 14 Qershor, 2017 14:19

Fatos Lubonja shkruan sot në një analizë të vetën që publikohet nga gazeta “Panorama” se kjo është fushata më grotesket e 25 viteve të fundit. Sipas tij kulmi arrin me faktin se parti që kanë qeverisur këtë vend për një çerek shekulli sillen në fushatë si opozitare me atë që kanë gatuar po vetë. Marrëveshja Rama – Basha është sipas analistit në fjalë shkaku I krijimit të kësaj anomalie që në çdo rast sipas tij provon se këta që janë në politikë nuk dinë të bëjnë edhe aq mirë llogari.

Një program social(ist) përballë qeverisjes socialiste

Postuar në 06 Shkurt, 2017 10:45

Ben Blushi ka publikuar sot në profiling e vet në Facebook 20 pika të atij që ngjan të jetë thelbi I programit të partisë së tij “Libra”. Ndonëse është një skicë dhe një propozim që nuk ka fuqi vendimmarrëse, drafti meriton vëmendje sepse kemi një alternativë për diskutim përkundrejt programit qeverisës që tani ka nisur të flasë për miliarda.

Në Shqipëri nuk ka opozitë

Postuar në 19 Janar, 2017 12:21

Ben Blushi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku është përqendruar në çështjet e reformës zgjedhore. Blushi tha se ka kohë për votimin elektronik dhe një nga arsyet pse LIBRA, partia që ai drejton e kërkon këtë është edhe se një numër i madh anëtarësimesh në të, bëhen online. I pyetur për koalicionet Blushi tha se kjo është një çështje që do të vendoset nga anëtarësia në të ardhmen, ndërkohë që shtoi se “Shqipëria nuk ka opozitë”.

Anëtari i partisë, ose modeli i Facebook në politikë

Postuar në 19 Janar, 2017 10:29

Në politikën shqiptare duket se ka anëtarësia është në modë. I pari që e ngriti kultin verbal të anëtarit është Edi Rama, kur me shkrime të ndryshme iu qas ambicies për të marrë PS-në me votë plebishitare. Sigurisht, shkrimet me natyrë populiste dhe tërësisht demagogjike të Edi Ramës, në kushtet kur PS-ja vuante nga një boshllëk pushteti dhe ishte e kapur nga lufta e klaneve, goditën nëë shenjë. U fol për parimin “një anëtar një votë”, për zgjedhje direkte, ndërkohë që sot që flasim, Edi Rama është i vetmi identitet politik me peshë në detin anonim të anëtarëve.

Pages

Subscribe to RSS - libra