BE-ja kërkon vlerësim dhe kontroll për LIBRA-n e Facebook
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/09/w_55280236-800x450_2019_09_04_13.jpg?itok=6E0DyqJM)
Komiteti Ekonomik dhe Financiar i që përfaqëson të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian ka kërkuar nga Komisioni Europian një analizë për rreziqet që sjell monedha dixhitale e njoftuar nga Facebook, LIBRA.
Dokumenti në fjalë do t’u dërgohet vendeve anëtare këtë javë para takimit të KEF-it në datën 6 shtator dhe përmes tij po synohet të arrihet një vlerësim për natyrën e LIBRA-s, pra nëse ajo është një monedhë virtuale, një instrument financiar apo para elektronike. Në varësi të këtij vlerësimi ky aset do të rregullohet nën Direktivën e Instrumenteve Financiare të Tregjeve dhe Direktivat e Pastrimit të Parave.
Rregullatorët duhen se LIBRA mund të bëhet një burim i paqëndrueshmërisë financiare globale për shkak se Facebook mund t’ua ofrojë këtë instrument pagese 2.4 miiardë përdoruesve të vet.
Add new comment