korrupsioni

Plani bullgar për BE

Postuar në 26 Dhjetor, 2017 12:40

Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 - janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e "saj", në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi.

Rama gradohet “armik” i korrupsionit

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 20:31

Kryeministri Rama u gradua sot si “armiku” i korrupsionit nga zyrtarët e lartë të BE-së që premtuan hapje të negociatave të anëtarësimit nëse vazhdohet me këto ritme.  Si Presidenti i Komisionit Zhan Klod Junker ashtu dhe shefja e diplomacisë europiane, Federika Mogerini folën me superlativa për kryeministrin e Shqipërisë dhe punën që ai ka bërë për të luftuar korrupsionin.

Juncker:

Akuza të rënda kompanisë Vodafone për praktikat e ndjekura në tregun afrikan

Postuar në 13 Nëntor, 2017 10:10

Një investigim i Finance Uncovered Network, kryer për llogari të “The Observer” tregon për praktikat jotransparente dhe korruptive që operatorë të ndryshëm perëndimorë të fushës së telekomit, kanë ndjekur gjatë depërtimit në tregun afrikan. Tregu në fjalë ka qenë në shpërthim në dy dekadat e fundit dhe mund të merret me mend marzhi i fitimit. Por terreni i investimeve ka përcaktuar edhe ecurinë e tyre. 

Kryeministri mendon ndryshe nga populli(dixhital): Papunësia, korrupsioni dhe cinizmi, armiqtë e qeverisë

Postuar në 08 Tetor, 2017 21:54

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalë në mbledhjen e qeverisë, të cilën e ka përcjellë ë rubrikën "Komunikimi Javor". Teksa ka renditur detyrat dhe sfidat, ka inkruajuar ministrat dhe zv.ministrat, Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka tre armiq të egë: Papunësia, korrupsioni dhe cinizmi. Bashkë me to edhe një opozitë e dobët. Kujtojmë këtu se nëse kryeministri vendos Papunësinë dhe Korrupsionin si dy sfidat kryesore, qytetarët që iu bashkuan ftesës së tij për të shprehur online - Raport për Ju- mendimet dhe idetë për ndryshimin e Shqipërisë nuk i konsideronin këto si prioritare.

Luftë korrupsionit me korrupsion

Postuar në 21 Shtator, 2017 12:36

Zgjedhjet e 25 qershorit duket se nuk kanë ndryshuar asgjë në thelb. Lëvizjet politike të ditëve të fundit, nëse mund të quhen të tilla, japin thjesht dhe qartë idenë e një skematizimi tradicional: PD-LSI përballlë PS-së. E paqarta këtu mbetet Lulzim Basha dhe roli i tij i dyzuar në raport me detyrimet e një marrëveshjeje që e shijon shumë dhe domosdoshmërisë për të bërë opozitë.

Sa për të tjerët, bashkëpunimi është  dukshëm. 

Udhërrëfyesit dhe fanarët*

Postuar në 16 Gusht, 2017 11:37

h. Sulejman ef. Rexhepi

Më rastisi para do kohe të bisedoj me një diplomat të huaj që shquhet si njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan. Ai në veçanti e njihte mirë çështjen shqiptare, përfshirë këtu edhe raportet në mes të shqiptarëve brenda trungut islam, si edhe marëdhëniet në mes të  shqiptarëve muslimanë dhe atyre jo muslimanë. Ishte kënaqësi e veçantë të dëgjosh një të huaj që kishte analizuar deri në detaje skenën tonë politike dhe fetare, raportet ndërnjerëzore, mentalitetin tonë, zakonet, doket…

Tillerson, 20 minuta në telefon dhe dy urdhëresa për Ramën

Postuar në 09 Gusht, 2017 17:24

Zyra për shtyp e qeverisë ka shpërndarë një njoftim mbi një telefonatë të kryeminstrit Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Biseda që zgjari 20 minuta sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë u ndal në pritshmëritë e qeverisë amerikane ndaj Partisë Socialiste, pritshmëri që përmblidhen në dy porosi apo urdhëresa, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Zv. ambasadori amerikan Muniz vendos etiketën: KORRUPSION

Postuar në 20 Korrik, 2017 09:46

Zv.ambasadori amerikan në Tiranë, David Muniz, i ka dhënë një intervistë “Gazeta Shqiptare” përmes së cilës përcjell disa opinione për zhvillimet në Shqipëri. Pikë së pari, Muniz ka vlerësuar procesin zgjedhor të 25 qershorit, duke e cilësuar atë “impresionues”.

Unë nuk jam krenar që jam shqiptar

Postuar në 15 Korrik, 2017 09:43

Jo tani, assesi dhe pikë...! Nuk është koha dhe momenti për t’u ndier i tillë!

Jo derisa në vendin tim politika vret ëndrrat e të rinjve, vret të tashmen dhe të ardhmen e vet. Vret të kaluarën! Shtyp dhe godet deri në pangopësi.

Jo derisa në vendin tim që nga pastruesit e deri tek akademiket i rrekën punës në saje të intervenimeve të stilit sicilian.

Jo derisa pushtetarët e shfrytëzojnë vendin e vet dhe postet publike vetëm për përfitime të tyre materiale.

“Spiunët” e korrupsionit, gati për të ruajtur shtetin

Postuar në 12 Korrik, 2017 11:17

Nga 15 korriku në zyrat e administratës publike dhe bizneseve me më shumë se 100 të punësuar do të nisë funksionimi i të ashtuquajturave strukturave sinjalizuese të rasteve të korrupsionit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucioneve publike por edhe ato private dhe do të gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.

Pages

Subscribe to RSS - korrupsioni