konferenca islamike
Ambasada në Jeruzalem, Turqia propozon mekanizëm bashkëpunimi BE-Konferenca Islamike
Turqia synon të riaktivizojë mekanizmin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian me synim frenimin e vendimit të SHBA për të zhvendosur ambasadën e vet në Izrael, drejt Jeruzalemit.
Sikleti i anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike
Dje ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati, foli në Parlament për qëndrimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, mbledhur në një session të jashtëzakonshëm me kërkesë të Turqisë. Samiti u thirr pas vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Z. Bushati I pëlqen të bëjë profesorin sa herë që flet; edhe dje në parlament ai sqaroi me rigorozitetin e një qëmtuesi detajesh se Konferenca tani ka ndryshuar emër dhe se aty nuk votohet.
Erdogan thirrje nga Konferenca Islamike për Palestinën
Thirrje për të njohur Jeruzalemin Lindor si "kryeqytet të Palestinës" bëri presidenti turk Rexhep Taip Erdogan si reagim ndaj vendimit të Presidentit amerikan për të transferuar ambasadën nga Tela Avivi në Jeruzalem.
"Unë u bëj thirrje vendeve që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare të njohin Jerusalemin e okupuar si kryeqytetin e Palestinës", tha Erdogan në fillim të samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Konstandinopojë. Në të njëjtën kohë, presidenti turk e përshkroi Izraelin si një "shtet terrorist".
Konferenca Islamike flet edhe për Shqipërinë mbi “Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit”
Vendmi i presidentit të ShBA Donald Trump dhe mandej Kongresit për të zhvendosur në Jeruzalem ambasadën amerikane në Izrael po shoqërohet me reagime globale të gjithanshme. Disa media kanë vënë në dukje se ShBA nuk është vetëm në këtë lëvizje kaq tensionuese. Sot Middle East Monitor, shkruante se Arabia Saudite dhe Egjipti janë dakordësuar paraprakisht me vendimin e ShBA, ndërkohë që në frontin e parë kundërshtues është shfaqur Turqia dhe Irani.
"Shqipëria nuk duhet të dalë nga konferenca islamike"
Një nga debatet e përsëritura më shpesh në skenën tonë publike gjatë këtyre 25 vjetëve, lidhet me një hap të hedhur nga Shqipëria në politikën e jashtme, qysh në fillimet e pluralizmit. Fjala është për anëtarësimin në Organizatën e Konferencës Islamike (OKI). Thelbi i debatit qëndron në temën nëse duhej bërë ky anëtarësim apo jo. Në rastin më të mirë, motivimi i këtij debati lidhet me qëndrueshmërinë e perspektivës perëndimore të vendit, shprehur nëpërmjet integrimit euroatlantik.
Keqkuptimi i vazhdueshëm me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike
Luan Rama, studiues dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” e cila përqendrohet në sulmet e Parisit dhe rresiku nga terrorizmi. Rama flet edhe për rrezikun xhihadist në Shqipëri, një vend me shumë besime, por ku dominon shumica myslimane. Sipas Ramës, fara e xhihadizmit në vendin tonë është mbjellë me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.